Dekomunistizimi/ Nebil Çika: Të ndalohen simbolet e asaj kohe, ai është art kriminal!

Kryetari i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë, Nebil Çika, i ftuar në studion e lajmeve në Report Tv, ka folur për projektligjin e Partisë Demokratike, për dekomunistizimin.

Çika ka thënë se nuk ka besim tek një klasë politike që ka zgjedhur Gramoz Ruçin si kryetar Kuvendi, por sërish beson tek fuqia e reflektimit.

Çika ka thënë se veprat artistike të krijuara në komunizëm nuk janë art por propagandë, si edhe ka shtuar se në ligjin e ri do të ndalohet përdorimi i simboleve të asaj kohe.

Intervista e plotë:

Rikthehet si çështje, ky projektligj thuhet se është gati, kur pritet të shkojë në parlament?

ishte iniciativë e PD, me insistimin tonë të vazhdueshëm, ka rreth një vit që punohet për të. Grupi kryesohet nga Alibeaj, jam unë si përfaqësues i të përndjekurve dhe partia e Merkel, nëpërmjet fondacionit Konrad Adenhaur, që ka angazhuar disa ekspertë në Gjermani, ekspertë që janë marrë me këtë ligj në Gjermani. U krijuan kushtet që ne ta rihapim çështjen, pas një rezolute që Bashkimi Evropian ka miratuar. Ne kemi ende statujat tek “21 dhjetori”. Kemi një tabelë në rrugë, kur kalon nga kombinati, pra prania e stalinizmit dhe komunizmit është e plotë në Shqipëri.

Ju kërkoni që çdo vepër libër, film, të ketë një shënim përkatës, që fëmijët të informohen se janë vepra me propagandë?

Ne e prisnim që do kishte reagim, realizimi socialist është propagandë. Spekulohet me veprat e artit. Gënjejnë. Veprat janë bërë me paratë e popullit shqiptar, zbukuronin atë që ndodhte në Shqipëri. Të kërkojnë të drejtë autori ata që kanë ndërtuar pallatet në komunizëm në Shqipëri? Askush se prek të drejtën e autorit. Vendoset vetëm një shënim, që filmi ka propagandë. Çdo film ka mbrapa foton e diktatorit. Atje do jetë një shënim me titra poshtë që Shqipëria pati kaq të burgosur gjatë kësaj periudhe. Se ata e japin sikur këtu jeta ka lulëzuar ndërkohë që ishte skamje.

Bota si e ka zgjidhur?

Gjermania dhe Polonia i kanë ndaluar shumicën, ndërsa pjesën tjetër i japin me shënim. Në të njëjtën situatë ka qenë SHBA me filmat Ëestern. Duhet të biem dakord se komunizmi ishte një e keqe, sidomos në art dhe në kulturë. Njerëzve iu bë shpëlarje truri. Shumë njerëzve iu është bërë i dashur diktatori vetëm nga filmat. Shumë njerëz në Kosovë kanë menduar se Shqipëria është si Zvicra vetëm ngaqë kanë parë filma. Kanë shtrembëruar historinë. Duam të sqarojmë, njësoj si me cigaret. Të gjithë e dinë që duhani bën keq, shteti vë pullën. Ky është art kriminal.

Çfarë parashikon projektligji përsa i përket dënimeve?

Njësoj si në vendet e tjera, ka të bëjë me mohimin e krimeve të komunizmit. Në Gjermani, po të mohosh një krim të nazismit dënohesh me burg. Dalin kolegët tanë gazetarë në Shqipëri dhe mohojnë krimet. Në Gjermani, një gazetare që tha se Hitleri kishte bërë rrugë, u hoq nga puna, dhe iu hoq e drejta për të punuar në çdo medie. E kemi tek mohimi, s’mund të thonë që s’kishte burgje, e kampe internimi. Ne ishim të rrethuar me tela me gjemba.

Ju kërkoni që njerëzit me peshë të mos mohojnë krimet e komunizmit?

Këtë gjë e ka gjithë bota.

Po përsa i përket simboleve?

Sigurisht, simbolet komuniste janë përcaktuar. Insituti na i ka dërguar. Ato do ndalohen, është propagandë e së keqes. Mund t’i mbajnë në shtëpi. Masa që duhet marrë është kjo. Mendojmë se populli shqiptar nuk e meriton këtë gjë.

Keni besim se politika se ligji do bëhet?

Nga përvoja e deritanishme, parlamenti drejtohet nga një ish-shefi i sigurimit të Shtetit, por shpresoj shumë tek ndërgjegjësimi dhe presioni i BE-së.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maks: 30/08/2018 05:35

    Na tire debil po bej nje her veprat tuaja ti shoh populli pastaj kerko ti zevendesoc po ngelet duke lehur nat e dit kundra fitimtareve po rri mo urt se te ishte per ju gjoja te persekutuarve komunizmi do e kish jeten e gjat hani ato pare pa punuar dhe flini gjum se per te tjera sja thoni

    Përgjigju
  • peoples: 29/08/2018 16:24

    Ky duhet te futet perseri atje nga ka dale....Fare e keqe...BASTARD...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë