Pas dekretimit të Sandër Lleshajt në postin e ministrit të Brendshëm nuk ka vonuar as reagimi i kryetarit të opozitës, Lulzim Basha. Lideri i PD shkruan në rrjetet sociale në një postim se pavarësisht se kush është në krye të ministrisë së Brendshme peshku është qelbur nga koka.

Me a pa Llesh MB ka shkuar për dreq sa kohë kryeministër është ai që mbron me thonj kriminelët dhe politikanët e lidhur me krimin, nga Dako te Balla, nga Tahiri e Xhafaj te Gjiknuri, Rrahja, Çyrbja e Sejdini me shokë. Peshku është qelbur nga koka. Nga koka duhet pastruar!

Lulzim Basha

Presidenti Ilir Meta firmosi rreth orës 20:45 minuta të mbrëmjes së sotme, 3 orë para përfundimit të afatit dekretin për emërimin e Sandër Lleshajt në postin e Ministrit të Brendshëm (Lexo këtu).