TIRANË - Deputeti Oerd Bylykbashi në një dalje për mediat i ka bërë sërish thirrje mazhorancës të nënshkruajë marrëveshjen e dekriminalizimit.
Bylykbashi theksoi se PD ka denoncuar me fakte të pakundërshtueshme se në këto zgjedhje garojnë kandidatë me rekorde të tmerrshme kriminale dhe ka kërkuar e kërkon prej dy muajsh nga mazhoranca zbatimin e rezolutës së 24 dhjetorit për dekriminalizimin e kandidaturave të 21-qershorit dhe të politikës në përgjithësi
Ai theksoi se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për procesin e dekriminalizimit të politikës.
“Siç informuam opinionin publik pak ditë më parë, Partia Demokratike i ka propozuar zyrtarisht përfaqësuesve të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim nënshkrimin e një marrëveshje politike që do të mundësonte mosgarimin në zgjedhjet e 21 qershorit të personave me rekorde të tmerrshme kriminale.
Kjo marrëveshje mundëson verifikimin e kandidatëve të dyshuar, dhe nëse rezultojnë me rekorde të rënda kriminale apo refuzojnë të verifikohen, përjashtimin e këtyre kandidatëve nga kandidimi.
Ripërsërisim sot thirrjen ndaj përfaqësuesve të qeverisë që të demonstrojnë vullnet politik dhe t’i hapim rrugën dekriminalizimit të zgjedhjeve vendore. Është në interesin e çdo shqiptari, pavarësisht prej bindjeve politike që persona me rekorde kriminale të mos garojnë për funksionet e larta publike të të zgjedhurve vendorë”, tha Bylykbashi.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO