Instituti i Sigurimeve Shoqërore njofton se pas vendimit të qeverisë për shpërblimet për pensionistët prej 3 mijë lekësh, nesër do të fillojë shpërndarja. Sipas ISSH-së, Zyrat Postare të shpërndarjes së pensioneve, duke filluar nga dita e mërkurë, pra nesër, pavarësisht se kjo datë është festë zyrtare, deri më 31.12.2019 do të kryejnë pagesat e pensioneve dhe shpërndarjen e shpërblimit të fundvitit 2019. "Ky shpërblim nuk humbet dhe nëse nuk tërhiqet brenda vitit 2019" sqaron ISSH-ja.
Grafiku i shpërndarjes së pensioneve dhe shpërblimit të Vitit të Ri
• në datën 25 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 1-5 dhjetor;
• në datën 26 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 6-9 dhjetor;
• në datën 27 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 10-13 dhjetor;
• në datën 28 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 14-16 dhjetor;
• në datën 30 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 17-20 dhjetor;
• në datën 31 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 21-24 dhjetor, si dhe raste që nuk janë paguar sipas grafikut në ditët më përpara.
Sondazhi i ditës:
Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?
-
Mjaftueshëm
8.8%
-
Pak
21.6%
-
Shumë pak
69.5%
Vota total: 3992
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pensionet indeksohen 4.1%, përfitojnë mbi 791 mijë qytetarë! Në tetor, ‘aksioni’ për goditjen e nëndeklarimit të pagave
18 Shtator, 11:36
-
Skema e re e pensioneve/ Çoçoli: Rritja kryesore do jetë për pensionet në fshat! Gjokutaj: Do preken dhe kategori si minatorët dhe metalurgët
13 Shtator, 19:49
-
Bardhi propozon nismën te ‘Ligjet’: Jo pensione nën 300 euro
10 Shtator, 16:08
-
Indeksimi i pensioneve në tetor ende pa shifër konkrete, diskutohet 4.1%! Propozimi; kush merr më pak, të indeksohet më shumë
6 Shtator, 14:58
-
Vendimi/ Rriten koeficientët për llogaritjen e pensioneve! Kush del në pension pas 1 korrikut 2024 merr më shumë para
2 Gusht, 15:41
-
'Harta gjyqësore dështim', Xhixho: Pensionistët vdesin pa drejtësi
23 Maj, 15:22
-
Njohja e pensioneve/ Miratohet marrëveshja me Italinë edhe në Komisionin e Integrimit
14 Maj, 11:01
-
Njohja e pensioneve me Italinë, opozita dhe maxhoranca bashkojnë votat miratojnë marrëveshjen në 3 komisione parlamentare
13 Maj, 12:46
-
Marrëdhëniet me Greqinë/ Rama: Po punohet për njohjen e pensioneve, dialog në nivel teknik për marrjen e shtetësisë! Qendër kulturore shqiptare
12 Maj, 14:55
-
Po rritet numri i pensionistëve por jo pensionet
25 Prill, 16:29
-
Pensionet në rrezik? Për një pensionist sot kontribuojnë vetëm 1.17 të punësuar, eksperti: Me skemën aktuale rritja e pamundur, ja ku duhet ndërhyrë
24 Prill, 16:02
-
Pensionet në bankë, Çoçoli në 'Studio Live': Nismë për t'u përshëndetur! Broka: Që nga 2014 nuk ka patur rritje
12 Prill, 20:16