Pensionet në rrezik? Për një pensionist sot kontribuojnë vetëm 1.17 të punësuar, eksperti: Me skemën aktuale rritja e pamundur, ja ku duhet ndërhyrë

Vitet e fundit numri i pensionistëve është rritur me ritme më të shpejta se ai të punësuarve. Nëse në vitin 2015, për të mbuluar pensionin e një qytetari kontribuonin 1.19 punonjës, sot kontribuojnë 1.17 punonjës.  Për të qenë efektive dhe e shëndetshme një skemë pensionesh duhet që numri i kontribuesve të rritet me ritme më të shpejta se ai i përfituesve. Kjo situatë nuk lejon kurrsesi sipas ekspertëve rritje pensionesh përtej indeksimit. 

“Me këtë skemë çfarëdo që të bësh nuk mundet dot që të rritet”, pohon Eduart Gjokutaj.

Për të ndihmuar pensionistët, që të paktën të arrijnë minimumin e përllogaritur nga INSTAT prej 18.8 mijë lekësh për të mos u konsideruar i varfër, Gjokutaj thotë se qeveria duhet të shtojë subvencionet për kategoritë më në nevojë mes pensionistëve. (Vjet pensionet e reja të lidhura ishin në vlerën 15.560 lekë, ndërkohë që mesatarja është 18,341 lekë).

“Nëse qeveria ka ndërmend të rritë pensionet për kategoritë e caktuara duhet të funksionojnë masat subvencionuese, që të justifikohet edhe politika sociale”, pohon Gjokutaj.

Rënia e numrit të kontriuuesve në raport me përfituesit sipas ekspertit Eduart Gjokutaj është pasojë e disa faktorëve.

“Natyrshëm që edhe plakja i popullsisë, apo rritja e vazhdueshme e numrit të pensionistëve ka ndikuar që i gjithë ky raport që bazohet midis asaj çfarë kontribuohet dhe atyre që përfitojnë të vij duke u ulur. Numri i pensionistëve të rinj që dalin çdo vit duhet të ishte më i ulët nga ata që hyjnë në skemën e kontributeve”, thotë eksperti.

Puna në të zezë e mosdeklarimi i pagave po thellojnë edhe më shumë disbalancën kontribues-përfitues.

“Nga ana tjetër edhe infomaliteti gërryen bazën, pasi puna mbi formalizimin e tregun nuk bëhet vetëm me aksione por duhet të jetë e përditshme. Punonjësit e sektorit bujqësor nuk ndjehen të motivuar ose të interesuar për të kontribuar për skemën, pasi edhe nëse kontribuojnë e ardhmja nuk do tu garantojë kushte minimale të jetesës”, thotë ai.

Pensionet private duhet të fuqizohen thotë eksperti por shteti duhet të garantojë paratë e qytetarëve.

“Së  pari duhet të futen në një pjesë të tregut fondet e pensioneve private, me garantimin e shtetit, që duhet të sigurojë qytetarët që paratë i kanë të sigurta. Kjo do të ulë edhe presionet e buxhetit të shtetit për të financuar skemën”, tha eksperti.

Aktualisht qeveria po bashkëpunon me ndërkombëtarët për reformën e re të pensioneve të bazuar në 4 shtylla kryesore, me synim rritjen e vlerës së pensionit që marrin qytetarët, rishikimin e formulës së indeksimit, por nga ana tjetër me synim rritjen e qëndrueshmërisë së skemës.

Vetëm vitin e kaluar nga buxheti i shtetit janë shpenzuar mbi 144 milionë euro për të financuar skemën e pensioneve dhe për të mbuluar me fond të gjithë pensionistët. Këtë vit indeksimi i pensioneve do të ndodhë në tetor, dhe në buxhetin e shtetit janë caktuar 4.1 miliardë lekë (40.7 mln euro) dhe 3.6 miliardë lekë (35.9 mln euro) do të shpërndahen si bonus i fundvitit. Aktualisht nga mbi 1.3 milionë të punësuar, vetëm 826 mijë paguajnë sigurimet, ndërsa numri i pensionistëve ka arritur në 704 mijë, duke u rritur me mbi 18 mijë në raport me vitin 2022.

NUMRI I KONTRIBUUESVE
Viti 2022          801,305 kontribues
Viti 2023          826,928  kontribues
Diferenca          +25,623 kontribues
NUMRI I PENSIONISTËVE
Viti 2022     686,923 pensionistë
Viti 2023     704,999 pensionistë
Diferenca    +18,076 pensionistë

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zihni cinaj: 16/05/2024 21:06

    Ne vitin 2018 u ndermorr nje inisjative ligjore nepermjet nje grupi pune per te stimuluar pensionistet qe vazhdojne punen dhe paguajne kontribute,propozimi i grupit ishte qe per keta pensioniste qe paguajne kontribute dhe marrin kestin mujor te pensionit ne momentin kur nderpresi punen per cdo vit mbas daljes ne pension te stimulohen duke dhene per cdo vit mbas pensionit 2.4 % shtese vjetore do te ishte nje stimulim per keta pensionist .Ne lidhje me kete une kam nje mendim qe per ata pensionist qe kur dalin ne pension per shkaqe objektive kane te paplotesuar vitet e punes si rrjedhoje i tranzicionit te veshtire e pa rregulla pensinistet qe kane plotesuar moshen e dalin ne pension dhe vazhdojne punen ne tregun formal mund te stimulohen tu njihen vetem vitet qe puojne pa llogartur te ardhurat ... Etj etj

    Përgjigju
  • 555: 25/04/2024 05:24

    Mos botoni shkrime te tilla mashtruese dhe provokative we justifikojne politiken antipopullore te qeverise me pensionet mizerabel! Te gjitha problemet me pensionet i takojne pa aftesise dhe korrupsionit te qeverise dhe administrates se saj dhe jo pensionisteve! Qe ikin shqiptaret,kryesisht te rinjte ,eshte faji i qeverise qe ka ngulitur ne koke se zhvillimi i vendit do arrihet vetem nga turizmi yne fshataresk 3 mujor qe puneson vetem kuzhiniere e kamariere! Pensionistet e kane kryer detyren e tyre duke derdhur kontributet tere jeten,ndaj shteti te mos kercenoje pensionistet spi te mbroje politiken antipopullore ndaj tyre!

    Përgjigju
    • Shpresa: 25/04/2024 07:50

      Jam shume dakort me komentin me siper pasi nuk po behet asgje per te permiresuar jeten e pensionisteve nderkohe qe pushtetareve nuk ju mjaftojne rrogat e larta por futin duart edhe te parate e buxhetit duke u bere milionere ne euro. Pensioni per shumicen eshte vetem nje lemoshe e asgje me shume. Le ta vene veten me nje 18 mije lekesh ne muaj e te shohin persa mjafton. Qe ka formalitet ne mospagimin e kontributeve eshte pazotesia e qeverise, e tatimeve dhe jo e pensionisteve.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës