Ministrja e Financave Anila Denaj ka rezultuar pozitive me COVID.
Lajmin e ka bërë me dije vetë Denaj me anë të një postimi, ku shkruan se aktualisht është karantinuar në shtëpi duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për hapat e mëtejshëm dhe trajtimin gradual të sëmundjes.

Duke parë rastet e COVID gjithmonë në rritje, Denaj e ka mbyllur postimin e saj me një apel për qytetarët, që të respektojnë masat si mbajtja e maskës, higjiena dhe ruajtja e distancës.
"Të dashur miq, Pas testimit për COVID 19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për hapat e mëtejshëm dhe trajtimin gradual të sëmundjes. Ju ftoj të gjithëve, të zbatojmë rregullat e higjienës dhe të mbajmë maskën duke ruajtur distancën sociale. Ju uroj shëndet të plotë", shkruan Denaj.
Lajmi kryesor:
Koronavirusi në Shqipëri/ 410 raste të reja dhe 8 viktima në 24 orë! Infektohet ministrja Anila Denaj! Me COVID dhe artistja Justina Aliaj, shtrohet te Infektivi


Te shkuara! Sherim te shpejte!!
PërgjigjuSherim te shpejt Anila.Ta kalosh lehte
PërgjigjuPerderisa je infektuar ti,me duket i pavend predikimi yt per mbajtje maske dhe higjene,pasi dmth ti vete nuk i ke mbajtur perderisa e hengre,nuk hiqni dore nga propaganda deri me vdekje.
Përgjigju