Zjarr në fshatrat e Delvinës, rrezikohen banesat! Nis ndërhyrja me helikopter për shuarjen e flakëve

DELVINË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonës ndërmjet fshatrave Vllahat dhe Kostar në Delvinë.

Zjarri rrezikoui fillimisht banesat në zonë dhe nisi ndërhyrja me helikopter për shuarjen e flakëve. Zjarri po djeg një pyll me pisha në periferi të Delvinës, pranë lagjes Xhermëhallë. Por më pas rreziku për përhapjen e zjarrit në banesa u tejkalua, megjithatë vijon ende puna për fikjen e zjarrit, raporton gazetari i Report Tv, Limos Didani.

Flakët janë përhapur në një hapësirë me shkurre, çka bën të dyshohet se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme, por nuk përjashtohet mundësia e një zjarri aksidental.

Report Tv sjell pamje kur ndërhyhet me helikopter për shuarjen e flakëve, ndërsa në terren ndodhen edhe zjarrfikëse nga Delvina Finiqi dhe Saranda

Tymi është përhapur në të gjithë territorin ndërsa banorët kanë kërkuar ndërhyrje të shpejtë në mënyrë që flakët të mos përparojnë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

21 janari/ A e ka dorëzuar Ndrea Prendi, Sali Berishën te prokurorët e SPAK?! Ish-shefi Gardës ka rrëfyer kush dha urdhrin për vrasjet

21 janari/ A e ka dorëzuar Ndrea Prendi, Sali Berishën te prokurorët e SPAK?! Ish-shefi Gardës ka rrëfyer kush dha urdhrin për vrasjet