Deputeti i ri i opozitës, Korab Lita që pranoi që të merrte mandatin nga listat e Partisë Demokratike pas betimit ka mbajtur fjalën e parë në Kuvendin e Shqipërisë. Ai tha se ashtu si demokratët që protestojnë jashtë, edhe ai kërkon largimin e qeverisë, por duke e luftuar nga brenda. Pavarësisht kritikave dhe akuzave të forta ndaj qeverisë, ai tha se është gati që të bashkoj votat me shumicën e drejtuar nga Edi Rama nëse do të miratojë ndryshimin e ligjit zgjedhor.
"Ju keni shumicën falë votave të blera dhe të marra me presion. Mund të qeshni se këto fjalë nuk kanë asgjë të re. Unë do të mundohem të sjell prova si dje ku i keni vjedhur votat. Pas cdo proteste mbushni qelitë me njerëz të pafajshëm. Shqipëria ka një sistem që legjitimon sistemin e njëshit. Ky sistem për fat të keq është miratuar me marrëveshjen e dy palëve. Unë deri dje isha në protestë, mund të isha sërish atje, po vendosa që luftën ta bëj nga parlamenti. Pas konsultimit me të gjithë njerëzit e mi në Kamëz vendosa që të jem në parlament.
Ata që protestojnë jashtë janë miqtë e mi dhe duan që qeveria të largohet sa më shpejt. Sot ka mijëra socialistë që dëshirojnë largimin tuaj. Ju duhet të ndryshoni ligjin zgjedhor. Unë deklaroj se do të bashkoj votën me ju nëse do të ndryshoni ligjin zgjedhor. Do i hapej rruga përfshirjes në jetën publike të personave me integritet të lartë. Do të bashkoj votën me ju nëse ndryshoni sjelljen me votën. Kuvendi duhet të miratojë ligjin zgjedhor dhe më pas Kuvendi të shpërndahet" tha ai.
Lajmi kryesor:
Betohen 3 opozitarë të rinj, demokrati sulmon qeverinë, por premton: Me këtë kusht bashkoj votat me Ramën
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4420
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Stojku pralajmëron partinë e re: Kurrë mos thuaj kurrë, çudia më e madhe zgjat 3 ditë
17 Shtator 2020, 18:33
-
Raporti i DASH, Kulluri: Dështim total, akoma më keq kur opozita kthehet në kliente të pushtetit
10 Shtator 2020, 11:19
-
Reforma Zgjedhore/ Salianji: Nuk ulemi në tryezë me Ramën e Opozitën e re (VIDEO)
8 Korrik 2020, 19:49
-
Rama porosi deputetëve në qarqe: S'ka zgjedhje të parakohshme në Bashki! S'jam për lista të hapura, por deri në fund s'i dihet! Mund të mos kemi koalicione parazgjedhore
7 Korrik 2020, 19:24
-
Reforma Zgjedhore/ SHBA rinis negociatat me opozitën e re, takim me deputetët në Kryesinë e Kuvendit
19 Qershor 2020, 09:22
-
FOTOLAJM- Deputeti i opozitës së re parkon biçikletën 'pink' te Kuvendi, në karantinë mori para për karburantin e makinës
15 Qershor 2020, 15:05
-
Gjoni shpërndan sondazhin e Shqiptarja.com: Shumica e shqiptarëve na mbështesin për listat e hapura! Është kthyer kauzë kombëtare
11 Qershor 2020, 18:22
-
Takim me njerkun, në vend të babait
10 Qershor 2020, 20:38
-
2 orë takim s'bindin opozitën e re për 'Zgjedhoren'/ Rama: Bashës i thashë 'bëje si të duash', Murrizit s'i them dot! Të bashkojmë forcat për të gjetur zgjidhje
10 Qershor 2020, 15:53
-
Hajdari e thotë hapur: Jo, s'do ta votoj marrëveshjen për 'Zgjedhoren' në Kuvend! Do jem kandidate për deputete në zgjedhjet e ardhshme
9 Qershor 2020, 21:50
-
Pëllumbi për Report TV: PD-LSI detyrim të bind opozitën e re që të votojë 'Zgjedhoren' se ata i futën në Kuvend!
9 Qershor 2020, 18:17
-
Marrëveshja për 'Zgjedhoren'/ Gjoni: Anti- shqiptare, vota ime kundër! Opozita e re do presë penalltinë e Lulit e topin do ia gjuajmë në fytyrë Ramës e Bashës
7 Qershor 2020, 10:56