Dëmtohet Doka dhe humbet CL, Kaina merr vendin në formacion! Si luan Tirana kundër Besiktas
Tirana në Stamboll kundër Besiktas
Tirana dhe Besiktas luajnë të enjte më 20:00 në "Air Albania" për sfidën e kthimit në turin e II kualifikues të Conference League. Përballja e parë në Stamboll përfundoi 3-1 për turqit, që kanë shanset për të kaluar më tej. Të besuarit e Orges Shehit do provojnë shansin në shtëpinë e tyre dhe përballë tifozëve, me trajnerin që ka hasur në disa vështirësi.
Rikthimi i verës, Albi Doka do mungojë në fashën e djathtë të mbrojtjes pasi ka një paratërheqje. Nga stafi mjekësor bëhet me dije se mbrojtësi ka një dëmtim që do e mbajë jashtë në ndeshjen kundër Besiktas dhe në vendin e tij do jetë Haxhiu.
Durrsaku duket se do i besojë edhe Kainës në sulm, me brazilianin që sapo u fut në ndeshjen e parë ia doli të shënojë. Futja e tij si "pykë" sposton në krah Abazajn dhe i sakrifikuari do jetë Latifi.
Takimi i së enjtes do gjykohet nga një katërshe angleze me kryesor Stuart Attwell, Costandine Hatzidakis, Neil Davies dhe John Brooks.
Formacioni i mundshëm:
Tirana (4-3-3): Selmani; Haxhiu, Najdovski, Hoxhallari, Përgjoni; Lushkja, Jonuzi, Hila; Hasani, Abazaj (Latifi), Kaina Trajner: Orges Shehi
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?
-
Po
20.2%
-
Jo
71%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 238
Lajme të tjera
-
Volejboll meshkuj/ Partizani 'kap' Tiranën në derbi, kampioni i sezonit vendoset në ndeshjen e pestë
2 Maj, 14:35
-
Basketboll meshkuj/ Besëlidhja shumë e fortë për Tiranën, e mund 3-0 dhe siguron finalen
2 Maj, 12:40
-
Basketboll femra/ Flamurtari mund Tiranën, vlonjatet mbajnë gjallë shpresat për titullin kampion
1 Maj, 11:59
-
VIDEO/ Tifozët e Partizanit sulmojnë ata të Tiranës në rrugë, çfarë s'u pa pas derbit të kryeqytetit
30 Prill, 11:05
-
Tirana 1-2 Partizani në derbi, bardheblutë 'agjërojnë' prej shtatë ndeshjesh! Djemtë e Fagut komplikojnë pozitat për 'Final 4', Maguette hero
28 Prill, 21:03
-
Renditja/ Partizani mund 1-2 Tiranën në derbi, Teuta zbret Kukësin në Kategorinë e Parë pas 12 vitesh! Brdaric debuton me tri pikë te Vllaznia
28 Prill, 17:04
-
Basketboll meshkuj/ Besëlidhja 'ia merr dorën' Tiranës, e mposht edhe në ndeshjen e dytë
27 Prill, 22:10
-
Volejboll femra/ Skënderbeu mposht Tiranën dhe shpallet kampion i Shqipërisë! Festë dhe mijëra spektatorë në Korçë (VIDEO)
27 Prill, 20:55
-
Përballet në derbi si ish, Orges Shehi i Partizanit: S'ka rol të madh, më të rëndësishëm lojtarët që e nisin nga stoli
27 Prill, 18:28
-
Bllokim rrugësh dhe tifozët të shoqëruar nga policia, derbi Tirana - Partizani fut kryeqytetin në 'qytetrrethim'
27 Prill, 17:45
-
'Ndaj Partizanit vetëm tri pikë', Erbim Fagu para derbit: Duam të kthejmë buzëqeshjen te tifozët e Tiranës
27 Prill, 16:27
-
Eliminimi nga Kupa, sezoni i Tiranës kalon në derbin me Partizanin! Agjenda e Superligës
26 Prill, 15:01