Infrastruktura rrugore është kthyer në një problem shqetësues për qindra banore të fshatit Adriatik të Njësisë Administrative Fushë-Kuqe në Kurbin.
Rruga që lidh këtë fshat me superstradën është kthyer në një makth të vërtete për drejtuesit e automjeteve të cilët duhet të përballen çdo dite me gropat e mëdha që në kohe reshjesh mbulohen nga ujë.
Banoret thonë se 7 vite kanë kaluar nga ndërtimi kësaj rruge dhe ajo është dëmtuar sërish, duke hedhur dyshime mbi cilësinë e punimeve. Ata apelojnë që të ndërhyhet, pasi në këtë situate lëvizja është mjafte e vështire dhe e mundimshme.
"Ka 7 vjet që është shtruar dhe shihe si është, edhe pak as zetorët nuk do kalojnë, do kthehet në gjendjen e mëparshme."
"E gjithë rruga është në gjendje të mjerueshme."
“Nga këtu te autostrada deri në Adriatik ka qenë e restaurime, i kanë dhënë një trashësi 3 cm zift dhe kjo falimentoi, është bërë gropa-gropa. S'mund të ecim as në këmbë e jo më me makinë", shprehen banorët.
Për rrugën Adriatik Superstrade e cila ka një gjatësi prej 10 km janë investuar miliona euro, por që në një periudhe mjaft të shkurtër ky aks u dëmtua, duke u kthyer sërish në gjendjen e mëparshme. Kjo vë në pikëpyetje cilësinë e punimeve dhe marrjen në dorëzim nga shteti të këtij investimi i cili nuk u bë ashtu siç duhet.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO