Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat e sigurisë për zyrtarët e Bashkisë Tiranë dhe IMT-së që akuzohen për shpërdorim detyre e falsifikim dokumentesh lidhur me shembjen e pallateve të dëmtuara nga tërmeti në Kombinat. Aurel Çuko, Aurel Boriçi dhe Sokol Qehajaj u lanë në arrest shtëpie ndërkohë, Eleana Guçe, Rexhina Rakipi, Aleksandra Mahmutllari, Shyqyri Maloku dhe Fatmir Firi u lanë në detyrim paraqitje.
Hetimi nisi për një pallat të prishur në Kombinat janarin e 2020-s me mjetet dhe shpenzimet e Bashkisë Tiranë, i cili u rifut në një tender bashkë me 14 ndërtesa të tjera që duheshin rrafshuar si të dëmtuara nga tërmeti.
Prokuroria e Tiranës thotë se pallati nr. 140 nuk ishte i vetmi, që dyshohet se u pagua për t'u shembur edhe pse ishte i rrafshuar, por edhe 5 ndërtesa të tjera.
Komente








