Denaj në ‘Kontrast’: President nga opozita? Pse jo! Ish-ministrja e Financave: Ja kur pritet stabilizimi i çmimeve

Ish-ministrja Anila Denaj, tha të premten në ‘Kontrast’ se Grupi Parlamentar Socialist nuk ka zhvilluar ndonjë mbledhje për të përzgjedhur kandidatët e mundshëm për president. Ajo shtoi se dora e shtrirë e mazhorancës për PD ka vijuar prej kohësh për të sjellë edhe ajo emrat e saj, për kreun e ri të shtetit. Denaj tha se nuk ka asnjë kompleks për Presidentin e ri dhe kush e propozon atë. Sipas saj mjafton që Presidenti i ri të jetë i distancuar nga jeta politike aktive etj.

“Partia Socialiste u tërhoq duke e shtyrë seancën e parë për zgjedhjen e Presidentit nga 10 maji, në 16 maj me shpresën që të kemi një president konsensual. Ky ishte qëllimi që u mor parasysh kërkesa e opozitës. Sa na pëket neve, nuk ka pasur ndonjë votim brenda nesh sepse Edi Rama ka qenë i qartë. Është kërkuar të sjellim vetëm emra. Unë mendoj që kandidati duhet të jetë një person sa më profesional që njeh Kushtetutën dhe komunikimin. Jo detyrimisht të jetë aktiv politik. Ju e dini që në fillim kishte paragjykime, por ne jemi të hapur për propozime të opozitës mjafton të plotësojë kriteret."

Ish-ministrja e Financave Denaj u ndal edhe te kriza ekonomike. Ajo tha se teka për pandeminë zgjidhja shihej tek vaksinat, luftë pa a fat e nisur paraqet vështirësitë e saj.

“E gjithë bota është përfshirë në një situatë ku kriza ka emra të ndryshëm. Të gjitha ekonomitë e botës u hapën pas pandemisë duke kërkuar më tepër konsum dhe ku pati më tepër konsum energjie. I e pritshme që siç po rriteshin çmimet e transportit, edhe kriza e energjisë do të ishte e prekshme, por sigurisht pati një reagim të menjëhershëm nga qeveria.

Ajo që është më e vështirë është se sa do të zgjasë. Por nëse te pandemia kishim shpresë te vaksinat, te tërmeti kishim shpresë te ndihma financiare. Tek rasti i luftës nuk predikojmë dot se sa do të zgjas. Dhe e dyta, Rusia dhe Ukraina kanë ndikim shumë të madh në furnizimin me gaz apo produkte të tjera bazë.

Kështu që pritet të ketë një situate inflacioniste të shtuar dhe kjo situatë besoj se Shqipëria duke patur një sezon turistik përpara, mund të kemi një kontribut të madh në ekonomi. Kam besim të turizmi dhe ai kontribuon gati 15-16 përqind të prodhimit të brendshëm bruto” – tha Denaj për ‘Kontrast’.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë