SPAK ka intensifikuar hetimet ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku për shkelje të barazisë në tenderin e tunelit të Llogarasë dhe për 10 tenderë të tjerë të dyshuar, përfshirë 7 të Unazës së Madhe.

Gjatë kontrolleve janë inspektuar 35 kompani dhe zyrtarë të institucioneve nën varësinë e ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës.

Lidhur me këtë, avokati Alban Duraj i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, tha se situata për Ballukun po rëndohet. Ai theksoi se figura të opozitës janë përfshirë në marrjen e fondeve publike.

‘Situata po rëndohet akoma më shumë dhe fakti që edhe Prokuroria e Posaçame ka shkuar në Kuvend dhe ka kërkuar autorizimin për arrestimin e znj. Balluku, tregon se situata nuk është aq e thjeshtë sa ka qenë paraqitur më para. Situata është krejtësisht e ndryshme. Shohim personazhe që janë pjesë e opozitës ose forcave të ndryshme të politike, por kryesisht janë opozitare, që janë përfshirë në marrjen e fondet publike. Pra, ne nuk kemi vetëm sipërmarrës që kanë qenë mbështetës të Ramës po kemi një molepjes të të gjithë sipërmarrësve që kanë buxhete apo arkëtojnë fonde të mëdha publike, si për ndërtimin e rrugëve, kjo tregon se ata janë pjesëmarrës në këto punë publike’, tha ai.

Avokati Duraj ka deklaruar se mosreagimi i opozitës pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për pezullimin nga detyra të Ballukut tregon përfshirjen e tyre në marrjen e fondeve publike.

'Edhe fakti që opozita nuk ka reaguar në mënyrë të menjehëreshm, pas kërkesës së Prokurorisë për për pezullimin nga detyra të Ballukut tregon se këta janë të implikuar, ata që janë më të përfshirë në marrjen e këtyre fondeve publike, dhe momenti që përfshihen direkt ose indirekt e bën të pamundur krijimin e një opozite të sinqertë dhe të bëhet një aksion opozitar në mbrojtje të sigurisë publike ose të interesave të qytetarëve. Në atë dosje kemi parë të implikuar edhe familjarë të deputetëve të opozitës, ose kandidatë për kryetra bashkie që kanë qenë të implikuar në marrjen e fondeve publike’, tha ai.