Pa shumë komente, deputetët demokratë u vendosën në rresht për të votëbesuar Sali Berishën përmes referendumit. Asnjë kritikë ndaj tij për vrasjen e garës së brendshme dhe skualifikimin e 5 emrave që synonin të futeshin në garë.

Disa zgjodhën të lavdërojnë Berishës, si Jozefina Topalli apo Tritan Shehu, ndërsa të tjera figura si Jorida Tabaku apo Agron Gjekmarkaj, janë të qartë se situata nuk ka nevojë për koment.

Jorida Tabaku: Quhet referendum, kështu është situata, bëjeni krahasimin me partinë tjetër, nuk besoj se këtu ka nevojë për ndonjë koment.

Jozefina Topalli: Në fund politika është provë karakteri. Ka lider që në pushtet janë të fuqishëm, për shkak të pushtetit. Janë shumë të radhë ata që bien në këmbë ku i heq çdo gjë. Në rastin e Berishës, është sulmuar në mënyrë të paprecedentë, është lobuar për ta shpallur non grata, ka pasur izolim planetar, dhe ia ka dalë për tu rikthyer përmes besimit të njerëzve. Ia kanë heq vulën, emrin, e kanë arrestuar dhe e ka nisur fushatën nga arresti. Kur ai në këto kushte merr besimin e gjysmë milionë shqiptarë, futet në territorin e simbolikës. Në këtë territor ai nuk funksionin më me logjikën e establishmentit.

Agron Gjekmarkaj: Po të kishte garë do të bënim garë. Pa garë i nënshtrohemi ligjeve të referendumit!

Ledina Alolli: Është një ndër proceset më të rëndësishme dhe mendoj që demokratët, me këtë angazhim maksimal, japin edhe njëherë mbështetjen për Partinë Demokratike, për liderin e Partisë Demokratike, në mënyrë që Partia Demokratike të vazhdojë në rrugën e duhur për të sjellë ndryshimin e duhur për të gjithë shqiptarët në këto momente kaq të rëndësishme.

Tritan Shehu: Urimet më të mira z. Berisha. Urimet më të mira PD-së. Përpjekje të reja në përballjen me regjimin na presin. Me vendosmëri, vizion euroatlantik, qëndresë…Dhe me shpresë te Zoti, fitorja do të jetë e afërt!


Lajmi kryesor:

‘Bien zgjedhjet’, në PD referendum për kryetarin! Berisha voton për veten: Proces demokratik! Sulm Salianjit! Anëtarësia zbulohet 4 orë pas nisjes së votimit