Deputeti i opozitës së re: Vendimi i Metës shmangu gjakderdhjen

Deputeti i opozitës së re: Vendimi i Metës shmangu gjakderdhjen

1558014291_maliqi.jpg

Deputeti i opozitës në parlament Lefter Maliqi e ka quajtur dinjitoz veprimin e Metës për te shtyrë zgjedhjet. Ai deklaron se ky vendim shmangu një përplasje të mundshme civile dhe kthimin e vendit në diktaturë.

"Veprim dinjitoz prej pushtetari,largpamësi,mbi palet,në shërbim të interesave të vendit dhe të ardhmes Europiane.Vendimi i Presidentit shmangu përplasjen e mundshme civile dhe kthimin e vendit në diktaturë,pasi pasojat do ishin shumë të rënda më 30 Qershor deri dhe në viktima.Demokracia do ishte në rrezik,vota e lirë në rrezik dhe e ardhmja Europiane në rrezik.Presidenti uli tensionet tregoj veten që eshtë mbi palët,tregoj veten që eshte student i Dhjetorit 90 me vizion Perëndimor.Veprimi i tij do ngelet në histori, pasi shmangu gjakderdhjen që mund të ndodhte më 30 Qershor dhe shmangu instalimin e Diktatures.Rama të ruaj qetësinë ti thërras arsyes.Basha të ul tonet dhe të shkoj drejt dialogut dhe zgjedhjeve të parakohshme me standarte Europiane dhe ndryshim sistemi elektoral.Sot fitoj Demokracia,fitoj Shqiperia,fitoj e ardhmja Europiane", shkruan Maliqi.


Lajmi kryesor:

Balla: 30 qershori nuk lëviz! Aleatët e Bashës: Meta bëri atë që i kërkuam ne


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë