Deputeti i PD sulmon Donald Lu
kërkesë urgjente për Trumpin

Deputeti i PD sulmon Donald Lu<br />kërkesë urgjente për Trumpin<br>
Deputeti demokrat Gent Strazimiri sulmon ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Strazimiri lëshon një kërkesë urgjente për Presidentin amerikan Donald Trump që të sjellë në Shqipëri një që të përfaqësojë administratën. "Sill në Tiranë dikë që të të përfaqësojë administratën o Zotëri, se s’di me kë të merrem më parë unë", shkruan i irrituar deputeti i PD. 

Reagimi i ashpër i deputetit Strazimiri ndaj ambasadorit amerikan në Tiranë vjen pas investigimit të revistës amerikane "Mother Jones" ku rezultoi se PD loboi në SHBA përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit përmes një kompanie offshore të lidhur me rusët. 

Postimi i Strazimirit: 

For IMMEDIATE RELEASE!

To: H.E. Mr. Donald TRUMP,

PRESIDENT OF THE UNITED STATES OF AMERICA

Sill në Tiranë dikë që të të përfaqësojë administratën o Zotëri, se s’di me kë të merrem më parë unë:

– me këlyshët që ka pjellë “Mother Russia” këtu që në 1941 kundër meje, apo

– me ata që importon, paguan apo shfrytëzon “internacionalizmi proletar” përmes “Mother Jones” kundër teje..”, shkruan Strazimiri në rrjetin social.

l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar