Deputetja Gjylameti: Jo-ja e Francës nuk ka lënë Shqipërinë jashtë Europës, opozita e baltës ka propozuar veç rrëmujë

Deputetja Gjylameti: Jo-ja e Francës nuk ka lënë Shqipërinë jashtë Europës, opozita e baltës ka propozuar veç rrëmujë

Deputetja socialiste Blerina Gjylameti  deklaron se “Jo-ja” e Francës nuk kishte asnjë lidhje me Shqipërinë, por buron nga debati i njohur i rritjes së ekstremizmit në Europë kundra zgjerimit të BE-së. Përmes një postimi në rrjetet sociale Gjylameti thekson se  Shqipëria realizoi një nga reformat më të suksesshme atë në drejtësi, duke shënuar qartësisht një standard të zhvillimit europian.

“Jo-ja e Francës buron nga debat i njohur i rritjes së ekstremizmit në Europë që hodhën tezën kundra zgjerimit. Jo-ja e Francës nuk kishte asnjë lidhje me Shqipërinë. Shqipëria realizoi një nga reformat më të suksesshme atë në drejtësi, edhe mbi të gjitha e ka moderuar në mënyrë aq të kujdesshme, ku nuk duhet të harrojmë faktin se të marrësh përsipër të pastrosh drejtësinë e kalbur nga korrupsioni 30 vjeçar, shënon qartësisht një standard të zhvillimit europian. Opozita e baltës me në krye Bashën që po bën sikur i vjen keq për Shqipërinë duke shpifur ende në kurriz të saj, duhet pyes veten se si mund të jetë me Europën kur deri tani shqiptarëve i ka propozuar veç rrëmujë dhe baltë?”, thekson deputetja socialiste.

Deputetja Gjylameti nënvizon se hiperbola e madhe e baltosjes ndaj Shqipërisë, se gjoja vendit tonë nuk iu hapën negociatat nga që qeveria nuk bëri detyrat, është një farsë e madhe, ndërsa vlerëson edhe qëndrimin që mbajti Gjermania në mbështetje të hapjes së negociatave me vendin tonë.

“Jo-ja e Francës nuk ka lënë Shqipërinë jashtë Europës, Shqipëria aty është! Të udhëhequr që prej historisë sonë nga vlerat europiane, harmonia e etniteteve, qasjes ndaj perëndimit dhe Europës fituam emërtimin që në tavolina e ekrane thuhet se “Shqipëria është një vend pro europian”. Hiperbola e madhe e baltosjes ndaj Shqipërisë, se gjoja vendit tonë nuk iu hapën negociatat nga që qeveria nuk bëri detyrat, është një farsë e madhe duke e përdorur mosmarreveshjen e njohur të krizës së azilantëve që BE-ja ka mes saj. Edhe megjithatë është për t’u vlerësuar pjesa që Gjermania mbështeti Shqipërinë duke i tërhequr vëmendjen dhe politikave të Francës, se nuk janë arsye për mos të hapur negociatat”, deklaroi Gjylameti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Titi: 18/10/2019 22:57

    Sa e mencur kjo vajza!E gjeti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër