'Derë më derë'/ Zbardhet udhëzimi i Bashës për protestën e 16 marsit: Të paguhen udhëtimi e shpenzimet

'Derë më derë'/ Zbardhet udhëzimi i Bashës për protestën e 16 marsit: Të paguhen udhëtimi e shpenzimet

Në datë 16 mars opozita do të zhvillojë protestën e radhës që sipas kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha do i japë goditjen përfundimtare Edi Ramës. Protesta do të zhvillohet para Kryeministrisë në orën 11:00, ndërsa opozita ka nisur përgatitjet për të mbledhur sa më shumë njerëz. Report Tv ka zbuluar udhëzimin e Bashës për të gjitha degët për përgatitjet. Lideri i PD-së kërkon nga kryetarët e degëve që të shkojnë derë më derë për të mbledhur sa më shumë njerëz për ti sjellë në Tiranë.

"Për të përcjellë mesazhin te qytetarët për sigurimin e pjesëmarrjes maksimale me të gjitha format, takime me strukturat, takime me qytetarët derë më derë, ture të kryetarit, fletushka, njoftime në rrjetet sociale, njoftimit me sms apo telefonata" thuhet në udhëzim. Një tjetër pikë është edhe ajo e shpenzimeve të udhëtimit. Në udhëzim specifikohet që të paguhet udhëtimi dhe shpenzimet për protestuesit, që do të marrin pjesë në tubim.

Protesta e 16 marsit do të jetë e pesta e opozitës në një hark të shkurtër kohor. Protesta e parë e opozitës ishte në 16 shkurt përpara Kryeministrisë ku u shënuan shumë incidente, ndërsa u pasua me tre të tjera para parlamentit. E ndërsa dogji mandatet dhe doli nga parlamenti, protesta e pestë e opozitës sipas Bashës do të jetë uragan që do i japë goditjen përfundimtare Ramës.

Udhëzimi i plotë i Lulzim Bashës për protestën e 16 marsit
1. Kryetari i Degës dhe të deleguarit e Kryesisë së PDSH-së, janë përgjegjës për organizimin dhe moblizimin e qytetarëve dhe anëtarëve të partisë, për pjesëmarrjen e tyre në  Protestën e Madhe të datës 16 Mars 2019, ora 11.00, në Tiranë.

2. Të Deleguarit e Kryesisë për secilin Qark janë sipas ndarjes së bërë edhe më parë. Ndarja e anëtarëve të grupit të të Deleguarve në Qark, sipas degëve në përbërjen e Qarkut, përcaktohet me konsensus mes Kryetarëve të Partive dhe anëtarëve të grupit të të Deleguarve, ku përcaktohet edhe zona përkatëse e tyre.

3. Për marrjen e masave lidhur me protestën të Deleguarit e Kryesisë së PDSH dhe Kryetari i Degës, koordinojnë për organizimin e mbledhjes së Kryesisë së Degës. Mbledhja e Kryesisë së Degës, të zhvillohet brenda datës 8 Mars 2019. Kryetari i Degës njofton të Deleguarin për orën dhe datën e mbledhjes së Kryesisë.

4. Kryesia e Degës dhe të deleguarit, diskutojnë:

Përgatitja për pjesëmarrje në Protestën e madhe më 16 Mars 2019, ora 11:00, në Tiranë përpara Kryeministrisë.

Organizimi i punës për takimet derë më derë në nivel seksioni dhe grupseksioni, dhe format e përshtatshme për të ftuar dhe siguruar pjesëmarrjen e anëtarëve dhe qytetarëve të tjerë në Protestën e Madhe në Tiranë, apo në protestat lokale.

Ndarja e të Deleguarve dhe anëtarëve të Kryesisë së Degës në zonë. Për këtë qëllim hartohet dhe ndiqet një kalendar i qartë pune dhe takimesh.

Parashikimi i pjesëmarrjes në nivel grupseksioni dhe në nivel Dege, si dhe të merren masa për evidentimin e pjesëmarrjes me qëllim vlerësimin e kontributeve. Raportimi i parë më datë 10 Mars 2019 brenda orës 17.00. Në datë 14.03.2019 brenda orës 19.00, bëhet raportimi final për pjesëmarrjen dhe nevojat objektive për ndihmë nga degët.

 Përcjellja e mesazhit të qytetarët për sigurimin e pjesëmarrjes maksimale me të gjitha format, takime me strukturat, takime me qytetarët derë më derë, ture të Kryetarit, fletushka, njoftime në rrjetet sociale, njoftimit me sms apo telefonata, etj. Mesazhet mbeten te njëjta me ato të protestës së 16 Shkurtit, duke shtuar që opozita ka hedhur një hap të ri, dorëzimin e mandateve për të qenë bashkë me qytetarët dhe të barabartë me to në përpjekjet për mirëqenien e qytetarëve dhe një Qeveri që punon për qytetarët.

Përgatitja e logjistikës për transportin dhe shpenzimet në ditën e protestës; caktimi i vendit të nisjes nga Dega.

Mbledhja e Aktivit të zgjeruar të cdo Grupsekisoni në Degë, mbi modalitetet e protestës dhe nxitjen e strukturave për t’u angazhuar për pjesëmarrje në protestë.

5. Kryetarët e Degëve kanë për detyrë të njoftojnë me shkrim Sekretariatin Organizativ për realizimin e detyrave të mësipërme. Të deleguarit e Kryesisë së PDSH-së njoftojnë për problematikat që hasin në degët ku janë caktuar për të punuar, si dhe mbi gjendjen e Degës dhe gadishmërinë e saj për protestat.

6. Grupet e Monitorimit janë përgjegjëse për të ndihmuar Degët që kanë nën përgjegjësi për realizimin e objektivave të mobilizimit të qytetarëve për pjesëmarrjen në Protestën e 16 Marsit. Grupet e Monitorimit janë përgjegjëse për të mbledhur informacion mbi mënyrën e organizimit të punës nga Degët për Protestën e 16 Marsit. Ato informojnë në mënyrë të përditshme, Koordinatorin e Grupit, lidhur me informacionet që marrin. Për çdo problematikë të hasur nga sot e deri në përfundimin e protestës, Koordinatorët e Grupit informojnë menjëherë Sekretarin e Përgjithshëm dhe Kryetarin e PDSH, dhe marrin kontakt me Kryetarët e Degëve për të zgjidhur problematikën e konstatuar apo për t’i nxitur në angazhimin e Degës për mobilizimin e protestës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Like: 01/03/2021 02:58

    Do ti paguash nje bilete autobuzi per te protestuar para kryeministrise qe ti te pasurohesh me shume nga puna dhe djersa e tyre. Fare e keqe zhduku sa me shpejte nga faqa e dheut pa te terhequr zvarre e te mbyllin ne biruce ty, salqenin, liken, mona surrat kalin e te tjeter. Harram ju qofte qumeshti nenes

    Përgjigju
  • Hinglateri: 08/03/2019 19:15

    Ende nuk kane trokit ne deren e ketij temit

    Përgjigju
    • everest: 08/03/2019 20:58

      hajde komunist muti hajde tama si ne kohene xhaxhit me struktura e grupe pune dee em dere e vrime em vrime po ju sikur thate qe do ja leem qytetarve ne dore si tani e moret u ne ne dore po si ka mundesi qe ju te panmdeshkuarit te paprekurit te ekrkoni te ndeshkihen ekat bqe s se kane mbyll mandatine popullit

  • Giannis: 08/03/2019 14:53

    MASHTRUESA sa me shpejt veting. por nga ta fillosh do thuash xaxaxa

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 08/03/2019 08:17

    O lul krimineli ti mendon se do bësh si shefi jot sekretari partis krimineli malok salheu haroje. Po fajn e ka ky popull që sum tregon vëndin se boll probleme ju keni SJELL këti populli të vuajtur . Ju jeni më keq se enver mut hoxha. Jeni klyshat e tij.

    Përgjigju
  • Populli: 08/03/2019 06:38

    O lulush po buken me vete marrin ata apo do Ja paguash ti. Ke Ron me usta lulush po ti je i pari qe sdo te integrohet shqiperia per ne evrop e the dje me kok taposht do ikesh dhe me 16 mars mos ke merak se te njofin shqiptaret kush je ti me gjith ata gushtaraket e tu

    Përgjigju
  • Drita: 08/03/2019 04:23

    More luli ku i gjene ti kaq shume para?? Cudi E madhe ti sikur thua me te madhe se eshte revoltlte popullore??? Ju protesten e ke I blere dhe transmetuar nga qytetet e ndryshme t shqiperis (pra e ke I blere shperblyer protesten Ti sikur je kundra blerjes Ti te genjen e te mashtron para syve o merhom kushdo vjen vjen kur I paguhet dita udhetimi Me ate sebep shohin Tiranen e bukur e stolisur si nuse nga kjo qeveri turp turp o I marre

    Përgjigju
  • Fukarenjte: 08/03/2019 01:01

    O BURRA per te rrezuar ramen qe po na e merr shpirtin pak nga. Pak

    Përgjigju
    • Ariu: 08/03/2019 08:51

      Hajt se knoqesh me byrem me gjise e dhalle me 16 mars dhe si per omelsin i pras ne by...

  • Dada: 08/03/2019 00:37

    Ps thone ka blere vota.po krya te pd nuk po blejne protestues.

    Përgjigju
  • ermal: 07/03/2019 23:23

    PD ka mbeshtetje vec nga Verilinda e shqiperis cka do te thote 60% e tyre jan ne imigrim ne Angli. No big problem

    Përgjigju
  • Une nuk dal!: 07/03/2019 23:04

    Kush del te protestoje per kete budalla me emrin Luli, nuk e meriton emrin njeri! A mund te besosh nje byth pambuk si ky, dhe nje baxhelle si Mona. Te dy jane simbol i krimit, vjedhjes dhe krimit. Poshte Lsi.

    Përgjigju
  • Populli: 07/03/2019 22:32

    Ku I gjejne Leket keto qena sa me shpejt veting

    Përgjigju
  • ERP: 07/03/2019 22:09

    Ik ore mashtrues. Shpresoj ne nje bojkot be mase. Duhet te jesh i zhytur ne llum ose militant i thekur te te vish mbrapa ty hajdut me buzeqeshje

    Përgjigju
  • Robt Basha Tradhtarit: 07/03/2019 22:03

    Do ngopen pabuksat me byrek 50 leksh dhe me bidona me dhallë 20 lekshe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion