Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Edmond Panariti, u takua në Bernë me Drejtorin e Përgjithshëm të Zyrës Federale Zvicerane të Bujqësisë, Bernard Lehmann, ku mori mbështetjen për zëvendësimin e blegtorisë së dëmtuar nga sëmundja LDS, si dhe mbështetje për rritjen e kapaciteteve laboratorike në disa fusha të bujqësisë në vendin tonë.
Fillimi i një projekti të përbashkët për zëvendësimin e blegtorisë së dëmtuar nga sëmundja e Dermatozës Nodulare, si dhe përmirësimi i racës së gjedhit, ishte në qendëe të bisedave me ministrit Panariti dhe Drejtorit Lehmann.
Pala zvicerane u angazhua që të dërgojë një tufë të përzgjedhur lopësh rracë në zonat e prekura, me qëllim zëvendësimin dhe përmirësimin e racave të gjedhit.
Ndërsa një ekip ekspertësh zviceranë të blegtorisë, do të mbeshtesin të gjithë procesin.
Ministri Panariti i kërkoi drejtorit Lehmann edhe ndihmë në ngritjen e kapaciteteve laboratorike për analizën e tokave, farave, fidanëve dhe plehrave kimike.
Ndërkaq, Lehman, Drejtori i Zyrës Federale të Bujqësisë, premtoi mbështetjen për bazën laboratorike.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com