Dëshmia e Kim Kardashian policisë:
Grabitësit ishin një grup amatorësh 

Dëshmia e Kim Kardashian policisë:<br />Grabitësit ishin një grup amatorësh 
Kim Kardashian ka deklaruar se grabitësit të cilët i vodhën bizhuterit me vlerë 11 milionë dollarë një javë më parë ishin një grup amatorësh.

Burime për ‘’TMZ’’ mësojnë se ajo i ka thënë policisë se ata ishin plot mëdhyshje dhe pasiguri. Ata bënin ecje të pakuptimta dhe herë pas herë i vendsnin një armë në kokë duke e kërcënuar pa asnjë motiv logjik.

Edhe për sa i përket veshjes së tyre si polic, Kim është shprehur se veshja e tyre dukej më shumë si një kostum i blerë në një dyqan për veshjet për Halloween.

Grabitësit kanë përdorur një çantë shpine për të vendosur bizhuteritë në të. Por ata janë treguar kaq të ''kujdesshëm'' saqë… gjerdani me vlerë 33 000$ u kishte rënë në rrugë kur po ia mbathnin.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois