Vajza e Azem Hajdarit, deputete në Kuvendin e Shqipërisë dhe kryetare e grupit Demokrat shprehet se duhet të ngrihet një e djathtë e re pas dështimit të PD-së. Ajo thotë se ndonjëherë duhet të dështosh tërësisht që të marrësh drejtimin e duhur, ndërsa shton se teoria e ardhjes në pushtet me forcë duhet të marrë fund duke sulmuar Bashën.
"Ndonjëherë duhet të dështosh tërësisht në diçka në mënyrë që të marrësh drejtimin e duhur. Mungesa e demokracisë brenda partive ka shkatërruar vijat ideologjike, duke e lënë vendin pa një të djathtë dhe me një autokrat. Çfarë do ndodhë nga sot e në vazhdim do jetë vendimtare për të djathtën. Ringritja e së djathtës klasike është e domosdoshme dhe teoria e ardhjes në pushtet me forcë duhet të marrë fund" shkruan Hajdari.
Dje ishte ish-deputetja e PD-së, Jozefina Topalli, një nga emrat më të rëndësishëm në kohën e Berishës, që reagoi ashpër ndaj kryetarit aktual të PD-së Lulzim Basha. Në një status të gjatë në rrjetet sociale, Topalli rendiste një pas një dështimet e Bashës në krye të PD-së. Sipas saj, jo vetëm që nuk mbajti premtimet që iu dha shqiptarëve, por çoi edhe Partinë Demokratike në vetëvrasje politike, në fundin e saj, duke mos marrë pjesë në zgjedhje dhe duke lënë pa përfaqësur mijëra demokratë në vend.
-
Po krijoje nje parti ti te djathte reale me te rinje.... Te votoim dhe ne..
Përgjigju -
Rudina duhet inkurajuar e jo te anatemohet.Aftesite e saja per politike do te shihen cdo dite.I uroj suksese me gjithe shpirte!
Përgjigju -
Vate per lesh P D
Përgjigju -
Shume mire e ke, ne teori ashtu eshte duhet te prishesh dicka perpara se te fillosh ta ndertosh.Duhet sponsor serioz ta realizosh projektin ...Problemi eshte se a e ke stafin e evojshem te nisesh punimet ...ne vijim
Përgjigju -
Shpejt do vijne te parakohshmet dhe do e shohesh sa te vlen lekura... me keq se patozi je... vetem mediat sherbetore te japin vemendje kjo ne sherbim te pushtetit qe te ka kembalec..
Përgjigju-
Nje llum i vertet sic e ka kapur PD nuk eshte pare ndonjehere ne 28 vjet pluralizem politik. Deri ne 2009 kam votuar gjithmone per PD por me te bashkuar me llumin e zi LSI Ilir Meta skam per ta votuar me prandaj uroj qe te bashkohemi te gjithe me Rudina Hajdari se duket qe eshte e shkolluar edhe nje Intelektuale e afte
-
te parakohshmet edhe mund te vine.por trut dhe fitorja kurre nuk ka per te ardhur.pd-ja si parti destabilizimi nuk ka kurre per te ardhur ne pusht-et
-












Komente
Komento