DURRES- Policia jep detaje lidhur me arrestimin e Dritan Memollës, një person me precedent penalë dhe me rrezikshmëri të lartë për komunitetin
Dritan Memolla u prangos pasditen e 9 gushtit 2023 pasi po lëvizte i armatosur me pistoletë me fishek në fole, të gatshme për qitje, informoi sot policia e Durrësit.
36-vjeçari kishte shkelur masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe lëvizte lirshëm nëpër qytet.
Report TV mëson se Dritan Memolla ndërsa ka tentuar që t’i largohet policisë ka hedhur pistoletën.
Dy vite më parë u arrestua pasi aksidentoi për vdekje një person, ndërkohë po ashtu në vitin 2018 ka shkaktuar një tjetër aksident me vdekje.
Ky shtetas u kap në flagrancë teksa lëvizte me këmbë, në lagjen nr.15, dhe gjatë kontrollit fizik të tij, Policia i gjeti 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, të gatshme për qitje. Nga verifikimet ka rezultuar se 36-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për një aksident rrugor, me pasojë vdekjen. Gjithashtu, ky shtetas kishte precedent të theksuar penal për krime në fushën e narkotikëve. Në vijim, pistoleta dhe krehri i saj me fishekë luftarak, u sekuestraun në cilësinë e provës materiale" informoi sot policia e Durrësit.
Në kuadër të këtij operacioni, u proceduan në gjendje të lirë shtetasit N. K., 56 vjeç dhe K. K., 22 vjeç (babë e bir), lidhje shoqërore të 36-vjeçarit, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Këta 2 shtetas shoqëronin shtetasin D. M., kur u kap nga Policia.
Operacioni policor i koduar “Background” u sekuestrua një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Dritan Memolla
Komente











ky paska vra 2 veta me makine? po ky e meriton te ngordhe vetem per ate ftyre te ndyre qe ka e pastaj per viktamat e shkrete
PërgjigjuVe bast qe po ti skanosh ballin, do dali ndonje produkt supermarketi.
PërgjigjuTe na rroje drejtesia qe kriminelat i le te shtepia.
Përgjigju