VIDEO/ 'Deti fle, po Vlora jo', Rama takon 100 të rinj të FRPD: Jam 'peng' i rinisë demokratike, i një grupi 'terrorist'

Nga Vlora, kryeministri Edi Rama surprizoi jo pak, pas një video të postuar në Facebook, ku tregon se ka zhvilluar një takim me 100 të rinj të FRPD në Vlorë. 

Në një video të postuar mbrëmë në Facebook, Rama me batuta tha se është marrë peng nga të rinjtë e Partisë Demokratike, ndërsa më tek vijoi me batuta duke thënë se është peng i një 'grupi terrorist'.

Kryesocialisti u bëri thirrje të rinjve dhe veçanërisht atyre të Partisë Demokratike të votojnë numrin pesë dhe Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit për të realizuar integrimin e Shqipërisë në BE.


“Deti fle, po as Vlora s’fle dhe as ‘armiqtë’ më të bukur në botë nuk flenë”, shkruan Rama, ndërsa ndan një videomesazh pas takimit të zhvilluar në Vlorë, siç thotë ai, me “të rinjtë e Partisë Demokratike”.

“Kërkoi ndihmë. Jam peng i rinisë demokratike, FRPD. Peng i një grupi terrorist. Më morën peng, qenka gjë e bukur të jesh peng. Ju falënderoj të gjithëve. Unë më të bukur se ju nuk kam parë ndonjëherë”, tha kryetari i PS-se. 

Kreu i PS tha se nuk është e nevojshme që të rinjtë demokratë të bashkohen me Partinë Socialiste, por të votojnë numrin pesë në fletën e votimit për të anëtarësuar Shqipërinë në BE.


“S’ka nevojë të bashkoheni me Partinë Socialiste, por të bashkoheni te numri pesë, pastaj shohim më tutje. Bashkohemi te numri pesë, fusim Shqipërinë në BE, thajmë kënetën dhe pastaj shpërndahemi prapë”, theksoi Rama.

Më tej, Rama iu drejtua disa djemve që po konsumonin duhan, duke i këshilluar të mos e bënin një gjë të tillë.

“Ju nuk keni faj, duke humbur jeni mësuar të pini cigare, por kësaj radhe do të fitoni”, tha Rama.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vlonjati: 23/03/2025 13:09

    Ti o Rame je nje me Erion Veliajn. Ju A+as nuk skuqeni e as nuk zverdheni kur mashtroni ! Lere çfar shkruaj dhe un,ju jeni mashtrues si te gjithe politikanet,jeni te gjithe njerez te ndyre, keni te gjithe nje turi .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 24 Mars, 23:36

    Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona