'Dezinformimi'/ Kryetarja e AMA-s: Mangësia e njohurive dixhitale të prindërve shton rrezikun për fëmijët

'Dezinformimi'/ Kryetarja e AMA-s: Mangësia e njohurive dixhitale të prindërve shton rrezikun për fëmijët

Komisioni i Dezinformimit vijon punën pa opozitën, ndërsa ka nisur me seancat dëgjimore me institucionet.

Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi doli për rreziqet me të cilat përballen fëmijët në rrjetet sociale. Krasniqi tha në fjalën e saj, se mangësia e njohurive dixhitale të prindërve shton rrezikun për fëmijët përballë rrisqeve që gjenden online.

Krasniqi u ndal po ashtu edhe tek marrëveshja mes AMA-s dhe TikTok, përmes së cilës është bërë  e mundur fshirja e qindra videove me përmbajtje problematike.

Mimi Kodheli: Kemi shumë probleme në sektorin që ju mbuloni, e vetmja gjë që unë dua të insistoj të paktën që ne nuk e themi është mirëedukimi i qytetarëve, përfshijmë edhe pamundësinë për t’u informuar si duhet. Nuk artikulohet gjëkundi dhe ç’është më problematike diskutimi që do të bëjmë këtu është shumë i gjerë veçse me institucionin tuaj, do të thosha që gjendja e mirëedukimit të qytetarëve është e mjerueshme, po të shikosh disa stacione publike me licencë kombëtare qasja është e ndryshme. Përfaqësuesit e mediave, shoqatat, pensionistët, ne nuk edukojmë përmes televix9onit, edukim nuk janë sot operat, është shumë më shumë se kaq. Në shumë forma, ka kronikë të zezë të frikshme, ka mos edukim të frikshëm, ka dezinformim të frikshëm, nuk flitet për të bukurën, socialen, vullnetarizmin, asgjë që njeriut të jetë i sigurt që të marrë informacionin që i duhet.

Armela Krasniqi: Ne merremi me çfarë bën media dhe më pas, nuk mund të jemi në asnjë moment diktues të asaj që media vendos sepse janë politikat editoriale dhe media është plotësisht e lirë të vendosë në bazë të shikueshmërisë, në bazë edhe të planit të biznesit se cilat emisione do të vendosë, duhet të vijnë në përputhje me ligji organik, media në ligjin ’97-2013 ka disa funksione siç është argëtimi, informimi, jo që ndjej unë si qytetare dhe si titullare e institucionit rreziku që vjen nga media online, kemi nisur një bashkëpunim për të dukur shumë fenomene që shikojeni në platformat. Sa i takon edukimit digjital institucioni, edukimi mediatik kërkon shumë kohë është një sfidë e mbarë Evropës, jemi në diskutim.  Do të duhet edukim i të gjithë mësuesve, nuk është një gjë që bëhet vetëm nga ky institucion. Ne e nisëm me pjesën fundore, me kopshtet, vëmë re që ka mangësi të njohurive të aftësive digjitale të vetë prindërve, që po krijon një rrezik që fëmijët janë shumë të ekspozuar përballë rrisqeve që gjenden online.


Lajmi kryesor:

‘Dezinformimi’, KQZ kërkon më shumë ‘fuqi’ për të hetuar financat e paligjshme të partive: Ndryshoni Kodin Zgjedhor! Braçe: Lumë i madh parash të huaja


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'