Dhëndri i Berishës me urdhër të familjes tallet me Yuri Kim: Ligësia e sulmon, injoranca e përqesh, por e vërteta është e padiskutueshme

Dhëndri i Berishës me urdhër të familjes tallet me Yuri Kim: Ligësia e sulmon, injoranca e përqesh, por e vërteta është e padiskutueshme

Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës, me urdhër të familjes është tallur me ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim duke e portretizuar atë si ‘Mona Lisa’ ndërsa sipër saj qëndron fytyra e George Soros, i sulmuar nga Berisha i shkaktari pse ai u shpall ‘non grata’ nga SHBA.

Maltezi e krahason ambasadoren Yuri Kim si personazhin e veprës së Friedrich Dürrenmatt  të ‘Kthimi i Damës Plakë’ ku shkruan se forca e parasë nuk mund të tjetërsojë të vërtetën pasi ajo është e padiskutueshme dhe vetëm mund të sulmohet nga ligësia.

“Arti elegant i Avni Delvines me kujtoi “Kthimi i Dames Plake” nga Friedrich Dürrenmatt. Forca e parase per te imponuar deshira perverse permes korruptimit.

E megjithate na ndihmon Churchill:

E verteta eshte e padiskutueshme,

Ligesia mund t’a sulmoje,

Injoranca mund t’a perqeshe,

Por ne fund, ajo mbetet aty.

The truth is incontrovertible. Malice may attack it, ignorance may deride it, but in the end, there it is.”, shkruan Jamarbër Malltezi.

Këto sulme vijnë pas ultimatumit që ambasadorja Yuri Kim i dha Lulzim Basha në selinë blu para pak ditësh për të mos lejuar që Sali Berisha të hyjë në parlament në shtator dhe kjo ka bërë që të gjithë njerëzit e Berishës të nisni një fushatë sulmesh dhe ofendimesh ndaj diplomates. Pak më parë ishte moderatori i televizionit të familjes Berisha, Adi Krasta që e cilësoi Yuri Kim si një diplomate të dobët.

Dy ditë më parë Yuri Kim i kërkoi Bashës që të distancohet nga Berisha, por nga ana e kryedemokratit ka pasur vetëm heshtje për këtë çështje.

Postimi i Jamarbër Malltezi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anonim: 05/08/2021 17:52

    Do not bet against USA. U R going to loose it all.

    Përgjigju
  • Okay: 02/08/2021 00:31

    Berisha e ka hanger edhe do ta pagujn ca ka ba me femit e vet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Bardhi depoziton pr.ligjin në Kuvend: Pensioni minimal të rritet 300 € deri në 2029

Bardhi depoziton pr.ligjin në Kuvend: Pensioni minimal të rritet 300 € deri në 2029