Dhjetëra burra pretendojnë se
janë stërnipër të Skënderbeut

Pretendimi i disa të huajve se janë pasardhës të Skënderbut, në fillim është marrë shumë seriozisht nga institucionet shtetërore. Por duke parë shprehjen e sharlatanizmit në argumentimin e faktit, ku nuk del qartë nëse janë ose nuk janë pasardhës të heroit tonë kombëtar, këto skena janë bërë tashmë qesharake. Në 2008-n ish-drejtori i MHK-së, z.Moikom Zeqo solli në Tiranë njëfarë Alessandro Kastriotas Scanderbeg, dhe kështu nisi historia e pretendentëve për trashëgimin e “fronit mitik” të Skënderbeut, saqë nuk vonoi dhe ish-atasheu i Kulturës në Itali, z.Ylli Polovina solli një tjetër pretendent që quhej Giorgio Maria Castriota Scanderbeg. Edhe pse ai argumenetonte që me Alessandro Scanderbegh nga Pardo “të dy jemi Kastrioti Skënderbe, të dy jemi krenarë që jemi përfaqësues të heroit të madh, por nuk kemi marrëdhënie të ngushta”, u mor e mirëqenë se ishte stërnipi i Skënderbeut

Ja ç’thotë Ramadan Sokoli për pretendetët stërnipa të Skënderbeut
Megjithëse vërtetohet se gazetat e Europës kanë shkruar që Vladimir Gjergj Kastriot Skënderbeu ka gjak shqiptari dhe rrjedh prej race fisnike si e ajo Kastriotëve, profesor Ramadan Sokoli me intuitën e tij prej shkencëtari e lë të hapur çështjen. Ai nuk e pohon apriori që pasardhësi Vladimir Skënderbeu është drejtpërdrejt stërnip, por as nuk e mohon. Kështu që ai u lë një rrugë të pashkelur studiuesve të gjejnë se kush prej dhjetëra pretedentëve Kastrioti është nga gjakut i Gjergj Kastriot Skënderbeut. Prof. Sokoli tregon se djali i Gjonit, të birit të Skënderbeut, nipi i tij që quajt Gjegji i dytë, duhet të ketë vdekur në 1540-n. Sipas tij deri në vitin 1600 mund të gjenden dokumente për vijimësinë e trashëgimtarëve të Skënderbeut. Por më pas është tepër e vështirë, për shkak edhe të shpërndarjes pak nga pak të arbëreshëve edhe në një emigrim të dytë në vendet e tjera të Europës, që nisën që nga Mali i Zi deri në Rusi e gjektë.
Kuptohet që mbiemri aq i gjatë Gjergj Kastrioti Skënderbeu nuk ka mbetur rastësisht duke vijuar katër shekuj ndër dhjetra stër-stërnipa. Kjo e komplikon çështjen. Ndaj si studiues dinjitoz dhe me mençuri profesor Ramadan Sokoli evidenton dhe veçon rastin në fjalë, por shkruan qartë se: “Historia përmend disa njerëz të quajtur me emër dhe mbiemër të heroit tonë kombëtar, si nipi i tij Gjegji II, një tjetër Gjergj Kastrioti përmendet si thesartar në Amalfi. Ky më 1550-n ngriti për vete një faltore në kryekishën e atij qyteti, ku ndodhet gjithashtu vendvarrimi i tij me këtë mbishkrim që e shqipërojmë nga latinishtja “Gjergj Kastrioti, bash burr i mirëfilltë e i përmendur për pastërtinë e virtyteve, e ndërtoi për vete dhe për pasardhësit sa ishte gjallë. Sipas këtij mbishkrimi është skalitur emblema e Kastriotëve me shqiponjën dykrenore dhe me një yll gjashtëcepësh mbi mburojë. Një tjetër Gjergj Kastriot përmendet po në atë vend si prokurator i Shën Lorencit. Përveç këtyre nga Kasriotët e përmendur nëpër krahinat e republikës së Venedikut, përmendet Skënderbeu i Ravenës, i cili u dallua si udhëheqës ushtarak gjatë shekullit të XVI. Ndërsa nëpër Italinë jugore që nga ajo kohë e deri në shekullin e XIX, përmenden pesë burra me të njëjtin emër dhe mbiemër të Heroit Kombëtar; Gjergj Kastrioti III, zoti i Shën Mitrit dhe Shën Kozmait në Maki të Kalabrisë; pastaj Gjergj Kastrioti IV (1718) dhe Gergj Kastrioti i V (1815-1842)”.
Pra studiuesi i njohur na lë të kuptojmë se falë ndonjë lidhjeje anësore me Skënderbeun, shumë familje e madje fise të tëra përpiqen të cilësoheshin si trashëgimtarë të Skënderbeut. Ramadan Sokoli thotë se “Ashtu si nuk kanë munguar orvatjet për t’ia mohuar shqiptarisë Gjergj Kastriotit, nuk kanë munguar as dëshirat për të krijuar lidhje farefisnie me të, jo vetëm nëpër Itali po dhe gjetiu...Për sa i përket Vladimir Gjergj Kastriot – Skënderbeut, megjithëse lidhjet e gjakut ndërmjet tij dhe heroit tonë kombëtar (sidoqofshin, anësore apo jo) kanë ngelur pa u sqaruar deri më sot, prapëseprapë njohja e jetëshkrimit dhe e veprimtarisë së këtij muziktari të vetëdijshëm, madje krenar për shqiptarësinë e tij, pa dyshim, e pasuron fondin e kulturës sonë”, argumenton në studimin e tij Profesor Ramadan Sokoli. Sidoqoftë, kompozitorin e madh rus, Europa e njeh si një shqiptar prej fisit të Kastriotëve
(Shkrimi u botua ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ura e Ibrit, Osmani: Sigurohemi që të mos ketë konflikte! I drejtohet Stanos: Kur kalon në urat e tua s’i kërkon kujt leje