Dhjetë arsye pse aleanca PD-LSI nuk mund të jetë fituese!

Dhjetë arsye pse aleanca PD-LSI nuk mund të jetë fituese!

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi

Nën presion interesash ose jo, aleanca PD-LSi nuk mund të jetë aleancë që do të funksionojë. Nuk bëj aspak Kasandrën, por me një vështrim empirik të realiteti cilido që largon nga sytë perden e militantit mund ta analizojë.

1- Partia demokratike gjatë gjithë përiudhës së saj opozitare nën drejtimin e Bashës, nuk ka arritur qoftë edhe një fitore politike. Kjo dëshmon për paqartësi, mungesë programi dhe mangësi të theksuara organizative.

2- Z Basha si lider i kësaj partie nuk ka asnjë cilësi që të inspirojë, apo të krijojë besim tek përkrahësit.  Diskursi I tij politik është I vakët, pa thelb  dhe shpesh I ngjan një aktori amator që aktron pa e kuptuar përmbajtjen e asaj që reciton.

3- Të rinjtë e partisë demokratike janë një kopje e keqe e  kryetarit  që sa herë dalin para kamerave aq herë dëshmojnë paaftësinë e tyre politike dhë narcizmin e tyre social.

4- Lëvizja socialiste për integrim, hyn në këtë aleancë me një histori të qëndrushme tradhëtish politike. Kjo e bën këtë parti të pabesueshme në aleanca politike dhe pse interest mund ta kërkojnë një të tillë. LSI është gjithnjë në “lëvizje” për të kërkuar partner që I garantojnë asaj qëndrimin në politikë, ndaj fate mirë me një oefrtë “kërcënuese” ajo mund ta lerë në baltë PD-në në momentin kulmor.

5- LSi e ka të domosdoshme të shfaqet si aktore kryesore e politikës, pasi lidershipi I saj është në vëshirësi ligjore. Si e tillë LSI  I intereson rrëmuja dhe “mosbindja civile”.  LSI e vetme nuk arrin të ngerejë as siparin e shfaqes politike ndaj I duhet detyrimisht një parti e madhe. Kjo do të thotë se LSI kërkon me ngulm të përfshijë PD-në në  rrugën e saj  por jo për të realizuar qëllimet e përbashkëta të opozitës por për tu bërë “factor I rëndësishëm” politik në kohen e reformave të mëdha, duke siguruar të ardhemn e saj politike.

6- Partia Demokratike e nxitur nga z Berisha, mik besnik I ish liderit të LSI-së, mesiguri do të bjerë në kurthin e LSI-së duke humbur edhe njëherë vlerat e saj opozitare.

7- Diskursi politik I lidershipit të LSI_së është jo vetëm acarues por edhe destabilizues për vendin dhe kjo nuk mund të dakordësohet me vullnetin popullor I cili është lodhur me trazira, djegje e shkatërrime. Ndaj me sondazhe të kryera rezulton se dalja publike e lidershpit të LSI-së në publik ose shkakton irritim dhe përbuzje ose qeshje e humor pafund.

8-  Aleanca PD-LSI nuk ka gjetur dot kalin e betejës politike. AS Z Basha e as Zj Kryemadhi nuk janë në kushte të flasin për “luftë kundër korrupsionit” apo “krimit të organizuar” apo kapjes së shtetit. Të dy këta  në sytë e opinionit publik  më së pari duhet të japing llogari për cka I kanë bërë këtij vendi dhe këtij populli. Ndaj aleanca është kështu pa vizion.

9-  Politikisht të dy lidershipet e kanë të qartë se z Rama nuk mund të rrëzohet me dhunë dhe aq më tepër me “rrëmuja” që fshehin synimet e vërteta. Pra qëllimi nuk është rrëzimi real I Ramës, por krijimi I tymnajave që garantojnë jetëgjatësinë në politikë të atyre që duhet të dalin para drejtësisë sa më parë.

10- Së fundmi është fatkeqësi për vendin që opozita politike shqiptare përfaqësohet nga një aleancë e tillë e cila mund ta mbajë në pushtet z Rama, sa ti dojë qejfi këtij të fundit! Duket se ka ardhur koha për daljen në skenë të një opozite reale njerëzish të ndershëm që e duan vendin dhe popullin! Unë shpresoj dhe besoj se brezi I djemve e vajzave që kanë parë botën demokratike, që janë arsimuar aty së bashku me djem e vajza të Shqipërisë së vërtetë ( dhe jo paramilitarë si LSI-stat e “vegjel”) mund ta bëjë vendin dhe ti japing popullit një elitë të re politike!

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ver Llapa: 03/09/2018 16:38

    Rrofte Mona ne zgjidh hallet tona.Edhe pse nuk kemi...kemi llapen

    Përgjigju
  • Donela: 03/09/2018 16:32

    Po a ka fytyre kjo pacavure grua,kjo funderrine grua te beje sikur po vuan shume per hallet e njerezve,po ku ishe ti funderrine dhe yt shoq kryehajdut keto 20 vjet,si nuk keni nje pike turpi per kete katandisje qe talleni me rinine duke e kthyer ne nje bordello Jalen,nje harlisje per rinine se e dini mire kete zanat,ptu rrace e ndyre.

    Përgjigju
  • Meta: 03/09/2018 09:02

    Gjitha shemtite e PD jane burim i Salihut dhe per fat te keq keta qe po vijne pas tij dhe nga ai ne PD,detyrueshem jane te percjellin "stilin"e politikes se salihut,ose ndeshkohen me likuid. Ata duhet te genjejn,te vrasin,te vjedhin,te shajne vlerat materiale e shpirterore kombetare dhe te organizojne krime ekonomike qe ta varferojne duke kercnuar popullin deri ne nenshtrim.Ky subjekt tashme eshte kuptuar nga sovrani qe e ndeshkoi dhe do ta ndshkoje deri ne vendosjen e tij ne qoshe.

    Përgjigju
  • raul: 03/09/2018 08:41

    cfaqja e fundit ne haremin veror te Jales e naziskineve te Mamurrasit dhe e femijeve 14-15 vjecare te mashtruar duke pershendetur ne menyre fashiste para kumandantes me uniforme ushtarake e ka bere zero shansin e leshitdhise apo leshelise si e quan populli per te ardhur ne pushtet as ne 2019 as ne 2021 , urrejtja popullore per kete cizme particke ka arritur kulmin sa njerzit flasin me urrejtjen me te madhe per kete cizme particke tepsie me te gjithe drejtoret prapa hekureve per vjedhje te renda te taksave te popullit,,,,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen