Shqiptarja.com e ka bërë traditë për të publikuar më 1 janar lajmet më të klikuara nga shqiptarët të vitin që lëmë pas.
Sot po rendisim lajmet më të klikuara për vitin 2023.
Renditja tregon trendin e ri. Report Tv është jo vetëm është një ndër kanalet televizive më të ndjekura në Shqipëri por vihet re dhe një rritje e ndjeshme e shqiptarëve të cilët duan ta ndjekin përmes ekranit të vogël të telefonit, lapatop apo kompjuterit.
Shikueshmëria e Report Tv përmes linkut livestream në Report Tv live, është shumë fishuar në krahasim me vitin 2022.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Kategoritë më të lexuara mbeten kronika, politika, bota por nuk mbeten pas horoskopi dhe showbiz.
Po kush janë lajmet më të klikuara?
1 - Kartëmonedhat e vjetra në qarkullim, Banka e Shqipërisë njofton afatin përfundimtar të këmbimit
Skadimi i afatit më 31 dhjetor 2023 për këmbimin e disa kartëmonedhave të vjetra që ende qarkullojnë ka qenë lajmi më i lexuar. Bërja publike e njoftimit nga Banka e Shqipërisë më 12 dhjetor nxiti interesin e qytetarëve për të parë kartëmonedhat të cilat më 1 janar e tutje nëse do t’i kishin në portofolat apo sirtaret e tyre nuk do të ishin vetëm relike dhe jo vlerë monetare
Më 19 qershor nëpër whatsapp do të përhapej me shpejtësi një video ku Safet Gjici i cili kishte vetëm një muaj që kishte fituar zgjedhjet në bashkinë e Kukësit kryen marrëdhënie seksuale me një vajzë në zyrën e tij në godinën e bashkisë së këtij qyteti. Skandali u pasua me arrestimin e Safet Gjicit për korrupsion pasiv ndërsa protagonistja e videos Alma. K akuzohet për korrupsion aktiv. Tashmë çështja është në gjykatë dhe prokuroria e Posaçme e akuzon ish kryebashkiakun e Kukësit se pasi përfitoi favore seksuale i premtoi gruas ta ndihmojë me projektin e mbrojtjes së qenve në këshillin bashkiak.
E diela e 9 korrikut 2023 duhej të ishte një e dielë fantatike buzë detit por nuk ishte kështu për familjen Halilaj. Babai Elvis 50 vjeç dhe dy djemtë e tij 13 dhe 15 vjeç nuk arritën të dilnin nga deti si pasojë e detit të trazuar duke humbur jetën të tre. Tragjedia u shënua në plazhin e Vilë-Bashtovës në Kavajë. Një dëshmitar tregon si njerëzit hynë në det për ti ndihmuar por nuk mundën ti shpëtonin jetën
2023-shi do të jetë një nga ato që në kujtesën e çdo tifozi kuqezi. Kombwtarja shqiptare ia doli tw kualifikohet nw Euro 2024. ‘Mora Fjalë’ kënga e kompozuar nga Naim Gjoshi dhe kënduar nga Shkurte Fejza, u kthye në një ‘himn’ nw tw gjitha ndeshjet e kombëtares.
Tifozët në stadium e kanë bërë traditë këndimin e vargjeve të këngës kushtuar heroit të UÇK-së Adem Jasharit.
Një koment i postuar në facebook nga Ylli Manjani i cili shprehte rezerva në lidhje me këndimin e kësaj këngë në stadiume, pasi sipas tij nuk kishte lidhje me futbollin shkaktoi shumë polemika dhe debate nëpër rrjete sociale.
Humbja e jetës së 3 vjeçarit Brian Spahiu pas një ndërhyrjeje për demineralizimin e 14 dhëmbeve në klinikën Splendent tronditi opinionin publik.
I vogli humbi jetën pak ditë pas ndërhyrjes, ndërsa i ati përmes postimeve të mesazheve në ëhats app tregonte se kishte tentuar disa herë të kontaktonte me mjekun Roland Xhaxho pasi I biri ishte në reanimacion por ky I fundit nuk ia kishte hapur telefonin. Dosja vijon të hetohet.
Videoskandali në bashkinë e Kukësit tërhoqi vëmendjen e shqiptarëve.
Një shqiptare 39-vjeçare hyri në kishë gjatë një ceremonie mortore duke bërtitur “Allahu Akbar” dhe tentoi të rrëzojë statujën e një shenjtori, renditet në vendin e 7.
Ndër lajmet më të klikuara nuk mund të mungonin lajmet e shoëbizit. Një ndër to ishte dhe ai i Xhensila Myrtezait. Në 5-vjetorin e vajzës së saj Ajka, ajo zbuluar gjininë e bebit.
Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e paqtë të Përmetit. Zeniat Muhollari, 68 vjeçare u mbyt me plastmas nga djali i saj 24 vjeç, i cili dyshohej se ishte në gjendje depresioni kur kreu krimin.
Një histori sa e vërtetë aq e pabesueshme. Abedin Avdiun e gjeti 13 vjeç lufta në Kosovë. Në atë kohë së bashku me 20 fëmijë të tjerë u rrëmbye. Nga ajo ditë familja e dinte të vdekur.
Duket si një skenar filmi, por kjo është historia e 38-vjeçarit Abedin Avdiu, i cili u shfaq në ekran 24 vite pas rrëmbimit, ndërsa kërkonte familjen e tij. Falë emisionit “Pa Gjurmë’’, transmetuar në televizionin Report Tv, familja Avdiu mësoi lajmin se djali i vogël të cilin ata e dinin të vrarë jetonte shëndosh e mirë.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)