Ajo zgjodhi stacionin hekurudhor si vend në të cilin do të fliste për peshën e padurueshme të bërjes së një jete të dyfishtë.

Kjo jetë e dyfishtë nuk kishte qenë pjesë e planeve të saj. Kur serbja e re nga Beogradi doli vullnetare të dëshmonte në një prej rasteve më të mëdha për krimet e luftës për dhjetëvjeçarë të tërë, rast ky kundër ishpresidentit serb, Slobodan Milosheviç, asaj iu premtua anonimiteti.

Asaj iu nda kodi, dëshmitarja B-129, derisa fytyra dhe zëri i saj u ndryshuan në mënyrë elektronike në monitorët e Tribunalit të OKB-së për ish-Jugosllavinë. Kjo ndodhi në vitin 2003.

Por, fatkeqësisht, një teknik gabimisht emetoi pjesë të zërit të saj të vërtetë, dhe kjo u transmetua drejtpërsëdrejti në Serbi. Shumë shpejt pasi që u kthye në shtëpi dikush tentoi që ta vriste.

Dëshmitarja B-129 është tani në mesin e dëshmitarëve të gjykatave ndërkombëtare, të cilët jetojnë në kuadër të programeve të mbrojtjes policore, larg shtëpisë, me një emër të ri dhe rrëfim jetësor që mbulon identitetet e tyre.

“Për Serbinë unë thjesht jam një tradhtare”, thotë kjo grua thatanike, që tani i ka mbushur 42 vjet. “Por ndihma që i kam dhënë gjykatës ma ka shkatërruar jetën”.

Marrë nga "Indeks Online"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)