"Dhoma Zgjedhore" e Fondacionit Soros sjell për herë të parë në Shqipëri aktorët kryesorë vendas të angazhuar drejtpërsëdrejti ose indirekt me procesin zgjedhor.
Në 21 qershor 2015, Shqipëria do të hyjë në një proces të zgjedhjeve vendore me një ndarje territoriale, ku shtatë organizata joqeveritare, do të koordinojnë informacionet lidhur me ecurinë e zgjedhjeve lokale 2015.
Kjo nisme e re do te prezantohet te marten, me 2 qershor ne Tirane.
Sakaq, me ndihmën e Fondacionit Soros, "Dhoma Zgjedhore" ka ngritur një zyrë qendrore si dhe një portal online, në mënyrë që aktorët e shoqërisë civile dhe qytetarët e interesuar mund të kontribojnë aktivisht për të patur në Shqipëri zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Qëndrimi dhe deklarimet e "Dhomës Zgjedhore" mbështeten në informacion që sjellin nga terreni vëzhguesit e organizatave partnere. Nepermjet shumellojshmerise se informacionit që ato sjellin, do te krijohet mundësia për analiza të thelluara dhe të balancuara të ngjarjeve që shoqërojnë proçesin zgjedhor, duke rritur besueshmërinë në deklarimet e vëzhguesve të pavarur dhe përmirësuar cilësinë dhe autoritetin e zërit të shoqërisë civile në vlerësimin e zgjedhjeve.
"Dhoma Zgjedhore" është një platformë koordinimi përfaqësuesish të shoqërisë civile që mblidhet periodikisht gjatë periudhës së zgjedhjeve për të analizuar informacionin që vjen nga terreni, jep paralajmërime për probleme të mundshme dhe bën rekomandime të menjëhershme për të siguruar besueshmërinë dhe suksesin e procesit zgjedhor. /atsh/
/Shqiptarja.com