VIDEO/ Dhuna e Rrajave në Krujë, lihen në burg 3 të arrestuarit për sulmin brutal dy kushërinjve Maja! Gjykata vendos 'detyrim paraqitje' për pronarin e lokalit

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në burg 3 nga 4 personat e arrestuar për dhunën brutale ndaj Jashar dhe Bilbil Majës në ambientet e një lokali në Krujë pak ditë më parë. Pas hekurave mbetën Ineid Rraja, Eni Kulla dhe Andi Rraja. Ndërsa pronari i lokalit Kujtim Berdaku është lënë në detyrim paraqitje për moskallëzim krimi.

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema raporton se, Ineid Rraja dhe Andi Rraja sipas avokatit, kanë qenë në vendin e ngjarjes, por nuk kanë pasur mjete të forta për të goditur dhe nuk kanë ushtruar dhunë.

Ineidi dhe Andi Rraja kanë mohuar akuzat duke pretenduar se nuk kanë ushtruar dhunë ndaj dy kushërinjve Maja. Sipas avokatit, duhet të bëhet individualizimi i veprimeve të të gjithë personave të dyshuar, po ashtu avokati kërkoi që të ndëshkohen autorët e kësaj dhune.

Prokuroria ka pretenduar se individualizimi i veprimeve konkrete që ka kryer secili prej personave të dyshuar do të bëhet në themel sepse ende jemi në fazën e hetimeve paraprake.

Ndërkohë, ende organi i akuzës nuk e ka përcaktuar se si ka dal video dhe për cilin qëllim është xhiruar.

Të katërt personat janë nën akuzë për veprat penale: "Plagosja e rëndë me dashje", "Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit", "Moskallëzimi i krimit" dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës". 4 të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje janë ende në kërkim. Policia ngriti postoblloqe mbrëmjen e djeshme në hyrje e dalje të Krujës dhe kontrolloi makinat me xhama të zinj, por ende nuk ka rezultate për personat e shpallur në kërkim.

Dhuna për guroren
Anëtarë të fisit Rraja dhunuan në mënyrë brutale dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja, të cilët ishin ankuar se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, po u shkatërronin banesat e tyre por dhe të zonës përreth. Mesditën e 6 korrikut 2023, ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, kur grupi i dhunuesve mësyu lokalin dhe ata bien pre e një dhunë barbare.

Gurorja është në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Për dhunën e ushtruar ndaj kushërinjve Maja, policia ka arrestuar 4 persona, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre Rexhep Rraja djali i deputetit dhe dy vëllezërit e deputetit socialist të Krujës, Flamur dhe Xhelal Rraja. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:02
Dhuna barbare e Rrajave në Fushë-Krujë, jepet vendimi për 4 të arrestuarit

 

Është dhënë vendimi për katër të arrestuarit për ngjarjen e rëndë në Fushë-Krujë. Bëhet fjalë për Ineidi Rraja, Eni Kullaj, Kujtim Përdaku, Andi Rraja, për të cilët është dhënë masa ‘Arrest me Burg’.

Ndërsa për pronarin e lokalit, Kujtim Përdaku është dhënë masa ‘Detyrim Paraqitje’ për moskallëzim krimi.

G.MO/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • halla esma: 09/07/2023 16:10

    keta qelbesira duhen rrahur me thupra thane....denojini 15 vjet burg ..

    Përgjigju
  • Kruja: 09/07/2023 13:41

    Pas nje jave jan te lire,pas nje muaji harrohet gjithcka dhe fillon punen gurorja.Ka nevoj partia per kto plera ndryshe nuk fitohen zgjedhjet

    Përgjigju
    • Kruja1: 09/07/2023 13:52

      Votat i jep populli 100 fish po ka qetsi dhe siguri e investim Smerren votat me hajdut pulash e grabites me maska ne rruge Dhe njerez qe bejne si te forte nderkohe ju shker..n grate si lopa Dhe merren me te dashurat krye prostituta qe i mbajne si te ndershme.. kriminele ordinere qe sdine me henger buke E me u vesh, po mbajne era qen veshur me gucci fallco e armani Era djeses ndihet kudo hyn ato

  • Beni: 09/07/2023 13:37

    Zhdukni kriminelet e hajdutet nga jugu ne veri Nga lindja perendim.. Zhdukni plerat krijoni grupe sic i ka austria e danimarka e australia, Gjermania. Ligji i te fortit duhet te zhduket, Per 1 muaj behet cdo gje, nqs se besoni provojeni beni nje grup special Dhe do mbaheni mend do ju bekojne nenat dhe do merrni vota 10 fish me shume.

    Përgjigju
  • Gripi: 09/07/2023 13:36

    Dhuna eshte filmuar nga vete agresoret keshtu qe prokurori duhet te ngreje edhe dy akuza te tjera per banditet e rraces se felliqur Rraja. Keta duhen hetuar si grup i strukturuar kriminal dhe ceshtjen ta marre SPAK. Mos te ndodhe si me rastin e familjes vrasese Kusi qe ekzekutuan teknikun e shkrete te kondicionereve brenda viles se tyre. Te dy vellezerit kerma nuk gjenden ne burg. Kjo drejtesi e blere i nxit ngjarje dhe fenomene te tilla. Rraja dy killera i kane ne burg dhe ata dalin mbas 30 vitesh. Denojini dhe keta nga 5 deri ne 10 vite dhe do shikoni pastaj si do mblidhen " trimat". Do zoti behet drejtesi.

    Përgjigju
  • Bim: 09/07/2023 12:34

    Te dobesohen pak keto plehra

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër