Kreu i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) Ramir Haderi u dhunua me sende të forta mbrëmjen e 21 majit teksa po shkonte në shtëpinë e tij. Report Tv ka siguruar pamjet e dhunës të marra nga kamerat e sigurisë të zonës.  

Siç shihet nga pamjet, Haderi është goditur papritur në pjesën e pasme të kokës dhe në fytyrë nga 1 person dhe më pas është rrëzuar në tokë. Pas goditjeve, autori është larguar menjëherë dhe ende nuk është bërë identifikimi i tij.

Ramir Haderi ka reaguar një ditë më pas duke thënë se ‘as pabesia, as qyta e armëve tinzare pas shpine në mes të qytetit, as presionet e ndryshme’ nuk do të mund ta ndalin në misionin e tij.