Partia Demokratike kërkoi sot hetim për ndërhyrjen e Policisë së Shtetit në protestën e sotme para Kuvendit, duke e cilësuar përdorimin e forcës ndaj protestuesve si joproporcional dhe shprehur shqetësim për reagimin e Policisë së Shtetit
Në një deklaratë për mediat, thuhet se 'dhuna ndaj qytetarëve që protestojnë është tregues se qeveria po përdor mjete represive ndaj protestuesve'
"Dhuna ndaj shqiptarëve që protestojnë, sipas një të drejte universale që ua jep Kushtetuta dhe Konventat ndërkombëtare, është dëshmi e qartë se Edi Rama, i rrethuar dhe çakorduar, ka lënë propagandën dhe ka kapur shkopin e gomës, gazin lotsjellës dhe mjetet e represionit kundër qytetarëve. Partia Demokratike dënon çdo akt dhune joproporcionale kundër protestuesve dhe rikonfirmon edhe njëherë se e vetmja zgjidhje janë kërkesat e protestës qytetare dhe plotësimi i tyre. Sjellja e Policisë së Shtetit ngre shqetësime serioze. Në vend që të garantojë rendin dhe të mbrojë qytetarët, ajo vepron si strukturë në mbrojtje të pushtetit politik, duke ushtruar dhunë dhe represion kundër protestuesve. " thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike.
PD i bën thirrje Prokurorisë të hetojë çdo përdorim të paligjshëm dhe disproporcional të forcës, duke pretenduar se 'persona të paidentifikuar ushtruan dhunë ndaj të rinjve protestues."
"I bëjmë thirrje Prokurorisë të hetojë çdo përdorim të paligjshëm, të pavend dhe disproporcional të forcës, të identifikojë personat e paidentifikuar që ushtruan dhunë ndaj të rinjve, si dhe të verifikojë ligjshmërinë e shoqërimeve dhe arrestimeve të qytetarëve për akte simbolike proteste. Shqipëria nuk mund të jetë një vend ku protestuesit dhunohen, arrestohen për një vezë dhe trajtohen si kriminelë, ndërsa hajdutët e parave publike mbrohen me gaz që të mos i kapë një domate. E gjitha ka vetëm një zgjidhje dhe ajo gjendet te thirrja e protestuesve që po gjëmon në shesh dhe anekënd: Rama, jepe dorëheqjen!"
Më herët edhe Partia e Lirisë e cilësoi përdorimin e gazit lotsjellës jo proporcional dhe kërkoi hetim të menjëhershëm
Komente











Jo se ne vendet e tjera ptotestuesve i ledhatojne koken si nuk doli nje njeri i hajrit me tregu vendin ktyre palacove qe mbrojne gjithmone te kunderten
PërgjigjuKur flet ky pisi qe ne protestat e astirit i shante policen me nene e me moter e i kercenonte i thoshte qe "do ta mbaj mend fytyren" ky llum i shqiperis.
Përgjigju