Molotovë drejt Kryeministrisë, 8 në hetim! Militantët e Berishës të maskuar në protestë, flet Vocaj

TIRANË- Policia ka vënë në hetim në gjendje të lirë 8 persona pas protestës së zhvilluar nga opozita para Kryeministrisë. Policia thotë se protestuesit kanë ushtruar veprime të dhunshme dhe kanë hedhur molotovë në drejtim të Kryeministrisë.

"Gjithashtu, këta specialistë, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për protestën e zhvilluar mbrëmjen e djeshme, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. D., 20 vjeç, M. P., 22 vjeç, S. L., 69 vjeç, B. Xh., 33 vjeç, A. L., 38 vjeç, B. Xh., 34 vjeç, D. P., 62 vjeç, dhe një 17-vjeçar. Këta shtetas dyshohet se gjatë protestës, kanë ushtruar veprime të dhunshme, kanë hedhur flakadanë dhe molotovë, në drejtim të kryeministrisë", njofton policia. 

Për personat e maskuar në protestë foli edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj. I pyetur nga gazetarët në një konferencë për mediat se përse nuk kanë ndërhyrë kur kanë evidentuar protestuesit e maskuar, Vocaj tha se kanë respektuar të gjitha ligjet dhe procedurat në raste protestash.

“Sqaroj që në të gjitha rastet e protestave Policia e Shtetit, drejtoria e Tiranës respekton kushtetutën, ku e drejta për pjesëmarrje në tubime paqësore dhe pa armë është e garantuar. Ne kemi zbatuar ligjin e posaçëm për tubimet dhe procedurat standarde të miratuar nga drejtori i përgjithshëm i policisë”, tha Vocaj për gazetarët.

Partia Demokratike mbajti mbrëmë protestën para Kryeministrisë, e cila zgjati rreth 2 orë e gjysmë bashkë me ndalesat te Bashkia e Tiranës dhe Kuvendi. Në drejtim të Kryeministrisë u hodhën molotovë sapo nisi fjalimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, në hetim për aferën Partizani.

Dhjetëra molotovë iu drejtuan godinës së Kryeministrisë dhe Bashkisë, ndërsa në protestë u panë dhe persona të maskuar dhe me çanta të zeza të mbushura plot. Ndërkohë, Berisha iu drejtua militantëve përmes një videoje të regjistruar, ku foli për qeveri teknike. Të dy, bashkë me Metën sulmuan SPAK dhe drejtësinë e re. 

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/07/2024 00:59

    Keta duhet te detyrohen nga gjykatat te paguajne demin e bere,partite e organizatat qe i nxjerrin ne shesh, me vete dhe cdo protestues qe hedh molotove, gure e te tjera,me vete.Pse duhet te paguaje bashkia dhe taksapaguesit nga buxhetet e taksat e tyre per rregullimin e pastrimin pas cdo proteste?!Atyre qe i shkaktojne demet t'ju shkojne billat e demit.

    Përgjigju
  • romeo: 12/07/2024 15:09

    Të hedhësh bomba molotov në kryeministri e në bashki të shkatërrohet institucione dhe të gjykoheshin në gjë dje të lirë vetëm në Shqipëri ndodh ndërkohë që mbahen në burg për një cigare askush plot të rinj.

    Përgjigju
  • Po mër po: 12/07/2024 14:14

    E dini pse mban maskë? Se punon në shtet.

    Përgjigju
  • Linda: 12/07/2024 13:01

    Militantet e krimenel Berishes jane grabitesit e shtepive evropiane qe qe i stervit Flamur Noka ,Adriana Kalaja dhe Shkelzen Berisha jane ata qe kryejn vrasje me pages me urdher te Ilir Metes dhe Sali malokut???

    Përgjigju
    • Ose: 12/07/2024 14:46

      Janë Pakistano-Bangladeshasit e importuar që mbajnë kapele me shqiponjën shqiptare.

  • gjergji: 12/07/2024 11:21

    Ti nenshtrohen ligjeve te shtetit.Asnje leshim per kto vagabonda.Kot ato nuk kan hedh "molotov".Do ishte mire qe ne cdo shtepi te tyre te ju hidhet "molotov" Sa mire do ishte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Ngec’ garancia sovrane për fasonët, deri tani vetëm 1 përfitues, refuzojnë bankat! Humbjet e eksportuesve më të thella me euron që bie

‘Ngec’ garancia sovrane për fasonët, deri tani vetëm 1 përfitues, refuzojnë bankat! Humbjet e eksportuesve më të thella me euron që bie