E Djathta si histori, si aksion politik, si mendim dhe filozofi!

E Djathta si histori, si aksion politik, si mendim dhe filozofi!

Sali Berisha

Shqipëria nuk është më ajo e viteve '90, as ajo e viteve 40,  por as ajo e viteve 20! Fillimi i krijimit të shtetit shqiptar e deri në ditët e sotme, shumë gjëra kanë ndryshuar, disa të tjera kanë evoluar e jo pak gjëra janë lënë në harresë!

Ndarja klasike e një shteti është e majta dhe e Djathta, të cilat ishin fillim eksperienca sociale, organizimi social, me vonë u elaboruan do mendime filozofike dhe pastaj i kthyen në aksione politikën modele qeverisje me krijimin e partive të masave si pasojë e krijimit të industrisë, fabrikave dhe ndarjes në klasa sipas akumulimit të pasurive.

Edhe kur ka qenë diktaturat e proliatariatit e Djathta edhe ndoshta në kushte persekutimi dhe censure ka mbijetuar! Pra, ndarja klasike e Majta dhe e Djathta ka mbetur si një ndarje klasike që ju ka mbijetuar edhe ditëve të sotme, thuajse në të gjitha ato vendet që formë organizmi kanë Shtetin!

Ajo që ka ndryshuar dhe mbetet gjithmonë formë jo statike qe duhet tu përshtatet realiteteve është forma e dhe modeli i organizimit të partive si forma të masës! Në një vend demokratik nuk është partia që dikton formën dhe modelin organizativ, por është vetë modeli organizativ shoqëror që imponon partitë se si duhet të jenë për të mbijetuar e për të fituar!

Një parti nuk humb apo fiton për shkak të emrit, por për shkak të forcës dhe shpejtësisë që ka ajo për t'u dhënë përgjigje pyetjeve dhe kërkesave të shoqërisë! Nëse një parti nuk i jep përgjigjet që duan ose nëse këto përgjigje në me shpejtësi dhe në koherencë me nevojat e shoqërisë ose të shtresave që ajo kërkon të përfaqësojnë edhe për shkak të historikut, ajo jo vetëm humbet, por rrezikon të mbetet jashtë e të shkojë edhe drejtë shuatjes si formacion masë!

Një parti është e vjetër për të lidershipit, organizmit dhe po ashtu të paqartësive që lidhen me linjat e guides së programit që duhet të ketë i cili nëse nuk është një hap para shoqërisë, të paktën duhet të jetë në të njëjtën hap e mendësi me të! E Djathta shqiptare ka mbetur vetëm një parti aksioni e lidhur ngushtë me personalizmin e liderit dhe për pasojë nuk ka pasur interes, vullnet apo dëshirë që të modernizohet si formë organizmi e po ashtu nuk i ka kushtuar shumë rëndësi thuajse asnjëherë ideve përmes hartimit të programeve reale, aktuale dhe te suksesshëm!

E Djathta, pa e lidhur ngushtë me emrat apo emërtimet ka nevojë për një revolucion të thellë strukturor, organizativ dhe të filozofisë. Laboristët kishin shumë kohë në Opozitë para se të vinte në pushtet Toni Blair dhe ai në librin e tij shkruante: ishin një parti e vjetër që nuk ju jepnim më përgjigje kërkesave dhe nevojave të qytetarëve! Për këtë arsye ai themeloi atë që njihet "New Labor". E njëjta gjë është sot edhe në lidhje me të Djathtën shqiptare!

Ka disa ide edhe nga Politolog të njohur botëror se ndarja mes të Majtës dhe të Djathtës është sfumuar! Megjithatë, edhe pse e sfomuar, për sa kohë ekziston kjo ndarje, në duhet të përpiqemi të bëjmë një të djathtë që nuk harron historikun, por që duhet të jetë nëse jo një hap para shoqërisë, të paktën më të njëjtin hap me të! Duhet të krijohet një e Djathtë e moderuar e cila merr përsipër hartimin e një programi që garanton një zhvillim të shpejtë e te qëndrueshëm ekonomik, që garanton barazinë e meritave, të konkurrencës së "ndershme", të një tregu social dhe mbi të gjitha që bëhet gardiane e demokracisë!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë