Diaspora bavareze letër Bashës: Nuk duam që populli të kthehet në '97-ën, protestat po dëmtojnë bizneset

Diaspora bavareze letër Bashës: Nuk duam që populli të kthehet në '97-ën, protestat po dëmtojnë bizneset

Lulzim Basha

Diaspora bavareze i drejtohet me një letër liderit demokrat Lulzim Basha lidhur me protestën e dhunshme të 2 qershorit, duke thënë se populli i ka zgjedhur të luftojë në parlament dhe jo në rrugë.

Në letër thuhet se shumë turistë kanë anulluar rezervimet për shkak të situatës që është krijuar prej situatës politike dhe protestave, të cilat ndonëse konsiderohen si mjeti më demokratik, duhet të jenë sa më paqësore për të mos dëmtuar imazhin e vendit.

Diaspora thekson se asnjëherë nuk anon politikisht dhe thirrjet vijnë për të mirën e popullit shqiptar pasi protestat nuk i takojnë familjeve të partive popullore.

Letra e plotë

I nderuar z.Lulzim Basha

Kur shteti rrezikohet duhet të veprojmë mençurisht te gjithë, ndërsa ju si opozitarë keni edhe obligim jo vetëm ligjor por edhe moral të ndikoni pozitivisht qe Shqipëria të fitojë në imazh.

Ne, bizneset bavareze të mbledhur rreth fondacionit Besa kërkojmë nga ju që në mënyrë imediate të ndikoni tek simpatizantët e juaj të cilët nuk janë të pakët, të angazhoheni ne frymën e Partive Popullore Europiane, familje së cilës i takon edhe Partia Demokratike.

Disa nga bizneset tona punojnë me vite te tëra suksesshëm ne dikasterin e turizmit dhe Hotelerisë prandaj kemi arsye të fortë të ju shkruajmë këtë Letër. Disa klientë, të cilët me shumë angazhim janë bindur që të vizitohet Shqipëria, pasi kanë prenotuar plazhin e Dhërmiut, kanë kërkuar të tërhiqen këto prenotime, po deshët do të ju argumentojmë edhe me dokumente.

Protestat janë mjeti me demokratik gjë që praktikohen edhe në Gjermani, mirëpo nëse ato janë paqësore. Protesta e sotme ngjante më shumë me Farkistët ultra-socialist me fytyra të mbështjella.

Këto lloj protestash nuk i takojnë familjeve të partive popullore europiane.

Jemi duke vëzhguar situatën edhe me miq gjerman dhe parlamentar europian. Nuk duam që populli shqiptar të ripërjetojë vitet e '97-ës, sepse kjo politikë është vetë-izoluese që nuk e meriton Shqipëria.

Shumica e biznesmenëve u takojnë Partive që  bëjnë pjesë në Partitë Popullore Evropiane dhe realisht jemi një familje me PD, prandaj si kolegë me të njëjtin drejtim politik ju drejtohemi shumë miqësisht. Njerëzit me fytyra të fshehura që gjuajnë fishekzjarre nuk mund t'i takojnë familjes së Partive Konservatore.

Trimëri në paqe është forcimi edhe dëgjimi i miqve dhe aleatëve që mbështetën Shqipërinë në rrugën europiane.

Trimëri dhe patriotizëm është forcimi i ekonomisë, dhe ofrimi i një alternative konkurruese por në institucione siç është Parlamenti.

Populli ju ka zgjedhur që në Parlament të luftoni e jo në rrugë. Keto janë rregullat e demokracisë për të cilën u sakrifikuan qindra e mijëra shqiptarë, pjesë e së cilës jeni edhe ju. Edhe z. Rama gjithashtu i apelojmë që të uleni me opozitën dhe të merreni vesh për Shqipërinë europiane, gjithçka është e mundur ne qoftë se e doni Shqipërinë.

Në diasporë nga Bavaria u jemi në dispozicion vëllazërisht të ju mbështesim pa kushte, vetëm që Shqipëria të përparojë sepse nëse Shqipëria është e fortë është edhe Kosova.

Ne emër të bizneseve Kosovaro-Bavareze Besa foundation

Ilir Seferi /Nënkryetar dhe zëdhënës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mali: 06/06/2019 08:20

    E mirkuptoj shqetesimjn e bizneseve por ajo qe me cudit dhe shqeteson eshte krahasimi me vitin e zi te '97. 97 u krijua si nje produkt i nje politike te mbrapshte ekonomike dhe percarjeje kombetare por edhe te indiferences se te majtes ku aktivistet e saj ishin te punesuar ne skemat piramidale. 97 nuk mund te krahasohet me te sotmen pasi precedenti i vjedhjes se votes nuk eshte nje fenomen i panjohur. Ky fenomen eshte bashkshoqerues i 29 viteve tranzicion. Shpesh ka ndodhur qe komisioneret e Pd dhe Ps ne bashkepunim vjedhin votat e aleateve repektive te tyre. Kabllogramet e ambasades amerikane tregojne qe vet lulzim basha ka ndikuar ne lirim te parakohshem te te burgosurve per qellime elektorale. A eshte e justifikyar dhuna ndaj policise nga deputetet e PD apo ish ministra? A eshte e justifikuar dhuna e gardes me pasoje vrasjen e 4 protestuesve nga vet PD ne 21 janar?..................

    Përgjigju
  • Meta: 06/06/2019 08:10

    Ky "kryeministri me demokart" qe kerkon rikhiminn e shemtise sunduese mbi shqiptaret ne Shqiperi, mendon te riktheje ne 1997, qe te shpeton nga ndeshkimi per krimet e kryera.Ky eshte progarmi dhe alternative e vetem e ketij klani politik me te kriminalizuar ne rajon.

    Përgjigju
  • Drejtësia po vjen: 06/06/2019 06:23

    Pse bën sikur nuk kupton? Ke marre fund Lulzim. Dëgjo këta njerëz të zot e të respektuar. Je në mes të detit duke u mbytur. ANIJA SHQIPTARE DO ECi PËRPARA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë