DIBËR- Një 78- vjeçar është proceduar penalisht pasi ka falsifikuar dokumentet duke marrë padrejtësisht pension.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik Financiar kanë  filluar procedimin penal ndaj O.I. 78- vjeç pasi ka falsifikuar dokumentet zyrtare dhe ka mashtruar në Sigurimet Shoqërore.

Nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara  78- vjeçari ka përfituar padrejtësisht pension për një periudhë 3 vjeçare.

Gjithashtu janë proceduar penalisht edhe dy 20- vjeçarë me inicialet R.H  dhe A.K. pasi gjatë aplikimit për t’u pajisur me pasaportë biometrike kanë paraqitur dokumente të falsifikuara. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)