DIBËR-Një konflikt mes dy personave ka lënë të plagosur rëndë njërin prej tyre, i cili është transportuar në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën.
 
Sipas policisë 42-vjeçari me inicialet A.T ka shkuar në afërsi të pallatit ku banon shtetasi me inicialet H.T. 43-vjeç dhe pas sherrit e ka goditur me thikë në pjesën e shpatullës.
 
42-vjeçari për tu mbrojtur e  ka goditur me një dru në pjesën e kokës, duke e dëmtuar rëndë 43-vjeçarin.
 
Pas ngjarjes shtetasi me inicialet H.T e ka çuar vetë në spital të plagosurin me inicialet A.T.
 
Pas ndihmës së parë të marrë në spitalin e Peshkopisë, shtetasi A.T, është transportuar me ambulancë drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar.
 
Policia po punon për  sqarimin plotë të  rrethanave  të ngjarjes.


dy.b/shqiptarja.com