Dibra: Asnjë shkollë me dy turne mandatin tjetër, do ndërtojnë dhe 3 të tjera (VIDEO)

Klodeta Dibra, anëtare e Këshillit Bashkiak në Tiranë, e ftuar në studion e Report Tv, ka risjellë në vëmendje premtimet elektorale që PS-ja i ka paraqitur elektoratit për 4 vitet e ardhshme.

"Asnjë shkollë me turn të dytë. Do ndërtojmë tre shkolla të reja si dhe çerdhe për fëmijët. Shndërrimi i piramidës në qendrën teknologjikë me të madhe në vend, si dhe do të përfundojmë punët që kemi lënë përgjysmë në këtë mandat, mbështetja e grave për t'u ngjitur në karrierë", janë disa nga pikat ku mbështet programi elektoral i PS-së për 4 vitet e ardhshme.

Ajo ka komentuar edhe  deklaratën e BE-së e cila vë theksin për zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor. Përballë gazetares Aida Toncica, Dibra tha se nëse vendi synon perspektivën europiane, duhet që të merren parasysh deklarata të tilla nga faktori ndërkombëtar.

"Nëse duam integrimin e BE, duhet ta dëgjojmë. Të gjithë ndërkombëtarët shprehen qartë kundër skenave të dhunë dhe i bëjnë thirrje qytetarëve të dalin në votime dhe të votojnë  alternativën më të mirë. Dikush mund të thotë që "s'ka alternativa". Kur nuk je pjesë e lojës nuk ke pse vendos rregullat e lojës. Thirrjet kundër votimeve, bëhen na çojnë hapa pas, në vitet '30", tha Dibra.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?