Dieta dhe ilaçet/ Kujdesi për të
moshuarit gjatë muajve të ftohtë

Dieta dhe ilaçet/ Kujdesi për të<br />moshuarit gjatë muajve të ftohtë
Duke ditur shenjat e depresionit, ju do të keni mundësi të kërkoni ndihme shëndetësore në kohë. Shenjat e depresionit përfshijnë humbjen e besimit, shmangien nga miqtë dhe të afërmit dhe humbjen e dëshirës për të bërë ato gjëra të cilat më parë ju i bënit me dëshirë (kujdesi ndaj luleve, leximi i një libri, etj.). Dimri mund të kthehet në një periudhë të gjatë vetmie dhe izolimi dhe nëse ju përjetoni këto ndjenja, nuk jeni i vetmi që ju ndodh një gjë e tillë. Është normale të ndjeheni me humor të rënë ndonjëherë. Nëse gjendje të tilla zgjasin, atëherë duhet të kontaktoni mjekun e familjes i cili do t'ju ndihmoje në raste të tilla.

Dieta ushqimore është e rëndësishme
Duke ngrënë ushqime të shëndetshme dhe duke u ekspozuar në diell gjatë periudhës së dmirit, ndihmoni shëndetin e kockave. Gjatë përgatitjeve për stinën e ftohtë, sigurohuni që të keni në shtëpi ushqimet e domosdoshme si qumësht i konservuar, patate, oriz dhe makarona, si dhe ushqime të konservuara si peshku ton. Jeni 80% më të rrezikuar nga gripi apo ftohja në dimër nëse nuk keni imunitet të fortë. Prodhimet si djathi, qumështi dhe kosi janë burime të shkëlqyera të proteinave dhe vitaminave A, B1. Ato gjithashtu përmbajnë sasi të lartë kalciumi, i cili është i domosdoshëm për shëndetin e kockave.

Ilaçet
Sigurohuni që t'i keni në shtëpi ilaçet që ju merrni. Kushtojini kujdes të veçantë kur ju merrni katër apo më shumë medikamente. Konsultohuni dhe rishikoni mjekimin me mjekun e familjes si dhe sigurohuni të keni në shtepi mjekime për probleme të zakonshme me shëndetin.

Bëhuni aktiv
Bëhuni aktiv dhe përfshihuni në komunitet. Kjo do t'ju ndihmojë për të mos u izoluar në vetminë e dimrit. Qendrat komunitare mund të bëhet një burim i dobishëm informimi rreth atkiviteteve. Në mungesë të tyre përpiquni që të vizitoni sa më shumë miq dhe të ruani kontaktet me ta.

Lëngjet
Përpiquni të konsumoni sasinë e nevojshme të lëngjeve, si përshembull, uji, pije freskuese apo çaj. Kujdes me sasinë e alkolit të cilin ju konsumoni, sepse në moshën e pleqërisë ju bëheni më të prekshëm nga efektet e alkolit. Konsumimi i sasive të rekomanduara të lëngjeve luan një rol mjaft të rendësishëm në parandalimin e rrëzimeve, si dhe ju bën të ndiheni me aktiv dhe më të fuqishëm. Rekomandohet që të konsumoni 6-8 gota lëngje në ditë, si lëngje të ngrohta ashtu edhe të ftohta.

Ambjenti ku jetoni
Temperatura ideale që duhet mbajtur në shtëpi eshte 21 gradë dhe mundësisht duhet mbajtur konstante. Nëse temperature e shtëpisë është shumë e ftohë kjo mund të rrisë rrezikun e kalimit të trupit në një gjendje hipotermie , si dhe të rrisë rrezikun për kriza në zemër. Megjithatë, nësë temperatura e dhomës bëhet mjaft e lartë kjo mund të bëjë që ju të keni veshtirësi në frymëmarrje, të ndjeheni të lodhur dhe të këputur. Dhoma e gjumit duhet të jetë në temperaturën 8 gradë.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 7 Tetor 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane