Një automjet është djegur pasditen e kësaj të marte pranë shkollës ‘Vasil Shantos” në Tiranë.

Mësohet se automjeti mori flakë teksa ishte në lëvizje dhe se flakët u shkaktuan pas një defekti teknik.

Mjeti i përfshirë nga flakët është një ‘Audi A8’, ndërsa drejtuesi ka hapur krahun dhe ka dalë me shpejtësi sapo ka konstatuar zjarri

Fatmirësisht nuk ka të lënduar ndërsa policia po vijon hetimet e mëtejshme. 

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com