Diplomatët rusë duan të zbulojnë sekretet ushtarake/ Njihuni me historinë e spiunazhit në Shqipëri

Diplomatët rusë duan të zbulojnë sekretet ushtarake/ Njihuni me historinë e spiunazhit në Shqipëri

Historia e aktivitetit te spiunazhit rus në Shqiperi, është e hershme. Prej vitesh, diplomat të kësaj ambasade në Tirane kanë kërkuar të rekrutojnë për fushën e Mbrojtjes. Historitë, të paktën ato të dokumentuara, nisin në vitin 1998, kur Atashe Ushtarak i Ambasades Ruse në Tiranë, emërohet Igor Sergun. Një ushtarak karriere, i nderuar me shume dekorata në vendin e tij Sergun shërbeu në Shqipëri, në periudhën e luftës së Kosovës. Në vitin 2011, Sergun dekretohet nga Vladimir Putin në krye të GRU-së, Shërbimit Informativ të Ushtrise Ruse. Detyrë të cilën ai e mbajti deri me 3 janar 2016, ditë në të cilen ai vdiq. Vdekje, e cila u mbulua me mister dhe ku u aludua shumë mbi shkaqet. Por historia vazhdon. Vizion Plus ka siguruar 4 dokumente të viteve 2005 – 2007, të cilat jane të deklasifikuara tashmë, ku tregohet roli i shërbimeve ruse, por jo vetëm. Në keto informacione janë të përfshira dhe sherbimet malazeze dhe ato serbe. Por deri me sot janë deklasifikuar vetem shkresat përcjellese, jo informacioni i transmetuar në to.

Shkresa e parë e datës 8 Mars 2005, e firmosur nga kreu i Sherbimi Informativ te Shtetit të kohës, Bahri Shaqiri dërgon materialin me temë: “Aktivitetet aktuale të sherbimeve sekrete serbe, malazeze dhe ruse ndaj Shqipërise”, informacion ky i kërkuar nga Zyra e e Sigurise e NATO-s. Me pas ky dokument, i cili ende vijon të jetë i klasifikuar, i përcillet Ambasadorit te Shqiperise në NATO në atë kohë, Ilir Boçka, për ta dërguar atë prane zyres së Sigurisë së NATO-s. Por dukumenti i cili hedh dritë mbi aktivitet spiunazhi nga përfaqësues ushtarak rus ndaj Forcave të Armatosura të Shqipërise, mban datën 2 maj 2007 dhe është firmosur nga Ministri i Mbrojtjes i kohës, Fatmir Mediu.

“Që nga viti 2005 e në vazhdim përfaqësues ushtarak të trupit diplomatik rus në Shqipëri zhvillojnë veprimtari në formën e spiunazhit në drejtim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura duke u përpjekur të rekrutojnë individë me akses në informacionin e klasifikuar me qëllim që të sigurojnë informacion mbi informacionin e klasifikuar kombëtar dhe të NATO-s; kapacitetet mbrojtëse të FA; planet e bashkëpunimit me NATO-n dhe vendet anëtare të saj; marrëdhëniet e bashkëpunimit me NATO dhe SHBA; për database të personelit, të hierarkisë ushtarake dhe të emërimeve të ndryshme.” 20 ditë më pas, ky informacion i hartuar nga Shërbimi Informativ Ushtarak, i është dërguar ambasadorit tonë në NATO, për ta përcjell atë përsëri në Zyrën e Sigurisë së Aleancës.

Dokumentet edhe pse jo te deklasifikuara plotësisht, tregojnë qartë një interes të Rusise mbi te dhenat e ushtrise shqiptare dhe marredheniet e saj me vendet e tjera te NATO-s. Interes ky, që padyshim është rritur pas antarësimit të vendit tonë në Aleancë. Ky akvititet pritet të jetë akoma edhe me i madh, për shkak se NATO do të ketë edhe bazën e saj ajrore në Shqipëri. Vetëm një ditë më parë kreu i SHISH Helidon Bendo raportoi në komisionin e sigurisë duke dhenë alarmin për rritjen e ndikimit rus në administratën e lartë shtetërore./ Vizion plus

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ertv,: 13/03/2019 10:19

    Mos ta kete zbuluar edhe kete baba spurdhjaku,me falni deshta te them Spartaku.Ai eshte anetar ne komisionin e sigurise.Shqiperia ka 5 helikoptere,dhjete autoblinda dhe 250 ushtare.Skemi tanke,avione .kaq ishte.Por ruset e dijne qe Shqiperine e mbron Erion Braçe dhe Ylli Shehu.

    Përgjigju
  • rexhep tahipi: 12/03/2019 21:15

    zhurme koti i ka 2 bomba atomike rusia per arnautllukun nje ne tirane edhe nje ne kucove edhe u mbyll puna ashtu sic i kishte gati US deri ne 1990 pyetja qe duhet bere eshte pse kur qiviriu i ramazonit perzuri 2 punonjes te ambasades ruse nja 1 vit me pare per ti bere qefin anglise per ate helmimin e genjeshter te atij shkerdhates qe spiunonte vendin e tij bashke me bucen te bijen qiviriu i putinin jo vetem qe nuk perzuri asnje por ne tabelat e qeverise ruse "ata shpallen non grata/ne shpallem non grate" me nr diplomatesh shqiperia mungonte here pas here?

    Përgjigju
  • Turi: 12/03/2019 19:00

    Hahahah Ruset kane shume frike nga arsenali ushtarak Shqipetar dhe do harxhojne kohe dhe leke me nje vend te mbaruar si I joni cja futni kot me keto budalleqe pa lidhje hahahahah

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur