Dita Botërore e Sindromës Down, Manastirliu: Analiza e ADN falas

Analiza e ADN dhe një seri analizash për zbulimin e diagnozave para-lindjes, tashmë do të ofrohen falas në strukturat publike. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në Ditën Ndërkombëtare të Sindromës Down, ka ndarë lajmin e rëndësishëm për rijetësimin e Laboratorit të Diagnozës Molekulare, me një investim prej 12 milion lekësh nga buxheti i shtetit, në aparatura të fjalës së fundit të telnologjisë.

“Rijetësimi i laboratorit të Diagnozës Molekulare në Maternitetin ‘Mbretëresha Geraldine’, bën të mundur realizimin e disa analizave shumë të rëndësishme përsa i përket diagnozve prenatale, siç janë analiza e AND-së dhe një seri analizash të tjera për diagnozat prenatale që do të kryhen në sajë të këtij investimi” tha Manastirliu.
Aparaturat moderne të instaluara në këtë laborator, do të ofrojë 4-fishin e analizave të diagnozës prenatale.

Manastirliu deklaroi se, përveç këtij investimi, janë shtuar analiza të reja edhe në laboratorin e gjenetikës në QSUT, siç është ekzaminimini kariotipit, duke filluar nga Janari i këtij viti, të cilat ndihmojnë në dhënien e shërbimeve që nuk ofroheshin më parë, për identifikimin e diagnozave gjenetike.

“Mbështesim sa më shumë zhvillimin dhe mirërritjen e fëmijëve, por edhe të familjeve, duke ofruar këto analiza -të cilat deri dje paguheshin- sot janë falas, nëpërmjet sistemit të referimit dhe protokolleve të miratuar në sistemin publik”, u shpreh Manastirliu.

Me një investim prej 12 milion lekësh nga buxheti i shtetit në aparatura dhe në kite-reagentë, laboratori i gjenetikës në maternitetib “Mbretëresha Geraldinë” është i vetmi laborator publik që do të kryejë analizat e diagnozës prenatale:

Trisomia 21, ose siç njohet ndryshe Sindroma Down.
Fibroza cistike 
Talasemite major 
Kryerja e ADN  apo patologji të tjera që do të diagnostikohen që në barkun e nënës.

Rikryerja e këtyre ekzaminimeve do ju vijë në ndihmë të gjithë grave me histori familjare të këtyre sëmundjeve, atyre që do dyshohen që fetusi i tyre mund të mbarti probleme apo çifteve që kanë pasur më herët një shtatëzëni me patologji të tilla.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion