Një grup protestuesish janë grumbulluar përpara Ministrisë së Arsimit, në vijim të ditës së 14-të të protestave.
Situata aktuale paraqitet e qetë dhe pa asnjë incident.
Një ditë më parë, protestuesit e nisën protestën e tyre para Ministrisë së Arsimit duke hedhur disa gurë, ndërsa më pas i zhvendosën sulmet në bulevardin para kryeministrisë.
Atje, hodhën gurë, molotovë e fishekzjarrë drejt Kryesisë së Kuvendit e efektivëve, ndërsa kryeministrisë i thyen dritare e ndriçues. Ssulmet e tyre iu drejtuan edhe disa bizneseve e bankave të nivelit të dytë te Kullat Binjake.
Ishte ndërhyrja e policisë me ujë, gaz lotsjellës e spray me piper që solli shpërndarjen e tyre rreth orës 19:30.
Lajm në përditësim...








Komente
Komento