Të rinj me probleme kanë mbajtur një shfaqje me aktivitete sportive në pallatin e Phenianit për fëmijë, në ditën e “Koresë për Fëmijët me Aftësi të Prapambetura”, për vitin 2014-të. Në këtë aktivitet fëmijët kënduan, kërcyen dhe recituan këngë patriotike të Koresë së Veriut, duke mahnitur spektatorët pjesmarrës. 

Mamaja e njërit prej performuesve u shpreh se pjesmarrja në këtë aktivitet e ka ndihmuar shumë të birin në mënyrën sesi sillet dhe sesi mendon. Pasi siç shpehet ajo, më parë nuk ishte i afrueshëm me fëmijët e tjerë dhe rrinte i veçuar ndërsa prej kohës që është bërë pjesë e kësaj shkolle di të bëjë shumë gjëra të reja, si të kërcejë dhe të këndojë.

Ligjet në Republikën Popullore Demokratike të Koresë nisën të përshtateshin që në vitin 2003, ndërsa në qershorin e vitit të kalur kanë nënshkruar Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara.

Zyrtarët e qendrës sqarojnë se këta fëmijë kanë të gjithë përkujdesjen e nevojshme nga strukturat shtetërore, madje disa prej tyre janë adoptuar nga familje të tjera.  

Megjithatë shumë njerëz që janë kundra Koresë së Veriut shprehen se këto janë vetëm vëprimtari të paqëna për të siguruar ndihma nga ndërkombëtarët, sepse sipas të dhënave të tyre këta fëmijë vriten menjëherë sapo lindin.