Dita e Falenderimeve,Carey poston
foto, fansat: Fotoshop i shëmtua

Dita e Falenderimeve,Carey poston<br />foto, fansat: Fotoshop i shëmtua
Fama e saj është mbarëbotërore dhe vokali i saj brilant njihet nga të gjithë. Bëhet fjalë për Mariah Carey, këngëtaren e famshme e cila kohët e fundit është bërë përdoruese e rregullt e rrjeteve sociale.

Së fundmi ajo ka postuar në rrjetet e saj një foto ku qëndron në këmbë me një ëmbëlsirë në dorë si simbol i ditës së falenderimeve, festës së përvitshme Amerikane. Deri këtu gjithcka është në rregull por fansave sy-shqiponjë të saja nuk i kanë shpëtuar disa detaje që stonojnë jo pak.

Në pjesën e përparme të supit të majtë dallohet qartë vija e përthyer e cila e nxjerr atë si të deformuar. Por nuk është vetëm kjo. Fansat kanë dalluar edhe një “ndërhyrje” ne këmbën e saj të djathtë.

Duket se këngëtarja ka dashur të hollojë pjesën e kofshëve por është pikërisht rafti mes kembëve i cili e ka tradhëtuar duke e nxjerrë si të harkuar pjesën e derës së saj.

Të menjëhershme kanë qënë komentet e ndjekësve të saj të tipit: “Ky është montimi më i tmerrshëm”, “Dështim total i FotoShop-it” ose “Përseee Fotoshop?!”.

Ikona muzikore e ka ndarë këtë foto mbrëmë për 4.5 milion fansat e saj me fjalët kyce ‘duke festuar’ dhe ‘gëzuar ditën e falenderimeve’.

marih carey

Redaksia Online
k.m/Al.N/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran