Dita e sotme, 13 nëntori, shënon ditën Botërore të Mirësjelljes. Fotografi amerikan Richard Renaldi, përmes një projekti fotografik ‘Të prekësh të huajt’, tregon që nuk ekzistojnë të huajt, por vetëm miq të cilët nuk kemi mundur akoma t’i njohim të cilëve t’u afrohesh pa paragjykime për racën, gjininë, fenë, origjinën.

Ky kolazh fotografish ka sjellë një sërë portretesh që duken si foto familjare. ‘Të prekësh të huajt’ është sot një libër dhe leksioni më i mirë për të festuar ditën botërore të mirësjelljes. FOTO TË TJERA

1

Richard prej vitit 2000 ka punuar për këtë iniciativë, sot i realizuar në një libër. Ai ka udhëtuar nëpër metrotë më të mëdha në SHBA duke provuar për të afruar fizikisht dhe për të ndërvepruar persona dukshëm të ndryshëm.

1

Një eksperiment i suksesshëm që tregon, ashtu siç mëson edhe Buda, “Mirësjellja duhet bërë mënyra natyrale e të jetuarit, e të mos jetë përjashtim.”

 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)