Në ditën ndërkombëtare kundër korrusioni, kreu i PD-së, Lulzim Basha vë edhe njëherë theksin te vetingu i politikanëve për largimin e abuzuesve dhe njerëzve të lidhur me krimin dhe korrupsionin. Me një postim në Tëwtter, Basha thotë se korrupsioni po varfëron shqiptarët dhe po dëmton demokracinë, teksa shton se ka ardhur koha për një mobilizim të të gjithë shoqërisë për të vijuar përpara me pastrimin e politikës nga të korruptuarit.
"Arsyeja pse fatkeqësisht Shqipëria renditet gjithmonë e më shumë e fundit për gjërat që ua lehtësojnë jetën shqiptarëve dhe e para për ato që ua bëjnë të pamundur atë, është korrupsioni. Është korrupsioni që varfëron qytetarët, që dëmton demokracinë, që shpopullon vendin, që vret besimin tek e ardhmja. Ndaj këtë 9 Dhjetor, Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, përballë kapjes së shtetit nga paligjshmëria dhe pandershmëria, është koha për një angazhim dhe mobilizim të të gjithë shoqërisë për të ecur me vendosmëri përpara në përballjen me korrupsioni dhe të korruptuarit, për pastrimin e politikës nga abuzuesit dhe njerëzit e lidhur me krimin dhe korrupsionin, për një politikë të pastër në shërbim të familjeve shqiptare dhe mirëqenies së tyre", shkruan Basha.
Lajmi kryesor:
Lufta Anti-Korrupsion/ Ministri i Drejtësisë: Peshku' i vogël s'duhet lejuar të bëhet i madh! Basha: Koha të pastrojmë politikën! BE: Dënoni të korruptuarit
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
25%
-
Keq
60.8%
-
Nuk e di
14.2%
Vota total: 1617
Lajme të tjera
-
Zbatohet Amnistia Penale! Hapen dyert e burgut për 780 të dënuar, ulje dënimi për 800 të tjerë! Manja: S'përfitoi asnjë zyrtar i lartë
24 Prill, 13:26
-
IDM dhe Transparency International, Raport kritik mbi mekanizmat kundër korrupsionit
23 Prill, 13:48
-
‘Ministra të Pushkatuar!’ Rama: Drejtësia s'është më pushkë politike! Tregon motivin pse do një mandat të katërt qeverisës
20 Prill, 09:06
-
Ulsi Manja: Politikë riintegruese për të dënuarit e të paraburgosurit
19 Prill, 22:41
-
Mungojnë përkthyesit për gjuhët e rralla, ndryshon ligji! Ministria e Drejtësisë: Objektiv, 0 individë të papërfaqësuar
15 Prill, 18:51
-
Shtëpitë e të korruptuarve janë të tmerrshme dhe ata po krijojnë një identikit!
13 Prill, 10:33
-
Izolohet për 1 vit në regjimin e posaçëm 41Biss, Fatmir Pjetri, anëtari i bandës së babagjyshëve
5 Prill, 21:31
-
Kuvendi kaloi amnistinë penale, Manja kërkon fillimin e zbatimit me korrektësi dhe pa vonesa! Mirënjohje deputetëve që e votuan: Akt humanizmi!
5 Prill, 09:37
-
Raporti i SPAK për Korrupsionin: Si përfitohen fondet publike nga zyrtarët me tendera dhe koncesione! Skema e pastrimi të parave e transferimi ne llogari brenda e jashtë vendit
4 Prill, 16:30
-
Kreu i SPAK raporton ne KLP, Dumani: Institucionet shtetërore s' po raportojnë rastet e korrupsionit: Referimet me tendencë të fortë rënie
4 Prill, 10:02
-
Manja prezanton zëvendës ministrin e ri të Drejtësisë
3 Prill, 15:27
-
Amnistia penale drejt miratimit nesër në Kuvend! Rithemelimi 3 propozime: Japim votën! Manja e përshëndet
3 Prill, 15:00