“Ditari i Ana Frank” te "Metropol", regjisorja: S’duhet ta humbasim kujtesën kolektive!

Në këtë periudhë të vështirë që bota po kalon, ne nuk duhet ta humbasim memorien kolektive. Terrorizmi, luftërat dhe përplasjet mes shteteve të ndryshme kanë marrë përmasa të mëdha, prandaj regjisorja Armela Demaj, vendos që të sjellë në skenën e Teatrit Metropol shfaqjen “Ditari i Ana Frank”.

Në një dhomë të vogël, publiku njihet me tetë personazhet, që duhet të jetojnë së bashku. Objektet e vjetra, divanët dhe tavolina do të na kthejnë mbrapa në kohë. Për “Report Tv”, regjisorja shprehet, se "ne duhet që të punojmë që mes njerëzve të mbizotërojë paqja dhe jo lufta".

Fatkeqësisht në këtë periudhë që ne po jetojmë sistemi global po kalon një lloj turbullire, kështu që shfaqje të tilla duhen, së pari sepse është dëshmi e një vajze, që ka qenë në zemër të një lufte të llahtarshme, të një sistemi të çmendur, të cilën duhet që ta marrim ta nderojmë edhe të kuptojmë, se përtej nacionalitetit çdokush është njeri.

Armela Demaj, Regjisore

Në vitin 1940 Gjermania pushtoi Holandën. I ati i Ana Frankut, me prejardhje hebreje, gjatë kohës që familja e tij dhe disa miq, qëndrojnë të fshehur i dhuron për ditëlindje Anës një ditar, ku të shkruajë gjithçka që ndodhte rreth saj

Unë i kam qëndruar besnike periudhës, viteve ’40, kur ndodh Lufta. Shfaqja do të bëhet në sallën Çehovë, për të sjell se si njerëzit në dy vite krijohen copëza të vërtete jete, dashuri, pasione, shpërthime. Ndërsa ajo që ndodh jashtë është shumë herë më e madhe, unë kam sjellë herë pas here gjendje të hebrenjve, se çfarë po ndodh jashtë. Jashtë po zhbëhen jetë.

Armela Demaj, Regjisore

Po çfarë i shton karrierës së Armelës, regjia e kësaj shfaqjeje?

Sfida kryesore në momentin që merr përsipër që të vësh në skenë jetë që kanë jetuar dikur ka sfidat e veta, sepse ti duhet që t’i trajtosh me respekt. Ka qenë një proces sa skenik, artistik aq edhe hulumtues përsa i përket jetës së këtyre njerëzve. Besoj se çdo punë sado e madhe apo e vogël që të jetë për një artist vë gurin e vet, hedh hapin e radhës, u shton karakteret e personave që unë kam punuar. Çdo punë është një eksperiencë e re. Sado e vogël apo e madhe të jetë.

Armela Demaj, regjisore

Përse publiku duhet që ta shikojë “Ditarin e Ana Frank”?

Duhet ta shoh për të njohur, sepse është një dëshmi e vërtetë e asaj që ka ekzistuar. Nëse do ekzistonim si do të vepronim, do ishim në krahun e atyre që bëjmë sehire, të përndjekseve apo të vëzhguesve, kjo është një pyetje që në rrethanat më të vogla sociale që ndodhemi.

Armela Demaj, regjisore

Si u shkrua Ditari i Ana Frank?

Më 1940 Gjermania pushtoi Holandën. Këtu zë fill zbatimi i ligjeve anti-hebreje. Babai i Ana Frankut, me prejardhje hebreje, vazhdoi punën në një vend të fshehtë, derisa lufta të përfundonte. Për dy vjet radhazi tetë veta qëndruan në vendin ku fshiheshin. Anës i dhuron për ditëlindje një ditar i ati, në të cilin nisi të gjithçka që ndodhte rreth saj. Por dikush u tregon nazistëve për vendndodhjen e familjes Frank. Nazistët shkuan në vendin ku gjendeshin Frankët, i morën dhe i dërguan në një kamp përqendrimi. Këtu ditari i Ana Frankut gjendet nga një mikeshë e familjes, që e ruan në një vend të sigurtë, të cilin babai i saj, i vetmi që shpëtoi i gjallë nga lufta, vendosi ta botonte si dëshmi për njerëzimin.

Anne Frank nisi ta shkruante ditarin në moshën trembëdhjetëvjeçare, nga 12 qershori i vitit 1942 deri më 1 gusht 1944.

Premiera e shfaqjes në Teatrin Metropol, nis në dt. 15 nëntor. Interpretojnë: Bruno Shllaku, Dinorah Beqiraj, Edvin Mustafa, Ezra Vogli, Ketjona Pecnikaj, Klea Konomi, Mario Bali, Marius Dhrami, Marjana Kondi, Myzafer Zifla, Paola Xhafa, Roerd Toçe, Sara Koçi, Sedmir Memia, Stivi Osmanaj, Valdano Bajram, Vanesa Guri etj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • entel: 13/11/2018 17:49

    Eh pra se te vihen ne skene ditaret e A. Frank (qe i njeh tashme i madh e i vogel) dhe te mos vihen deshmite e te persekutuarve ne Shqiperi nuk ju duket humbje e kujteses kolektive?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja