Ditën që opozita organizon protestën, të shtunën vjen në Tiranë zv/ndihmës sekretari amerikan

Ditën që opozita organizon protestën, të shtunën vjen në Tiranë zv/ndihmës sekretari amerikan

Pete Marocco, zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit

Pete Marocco, zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit zhvillon një vizitë në Tiranë ditën e shtunë, në të njëjtën ditë kur opozita organizon protestën në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" nga ku do kërkojnë dorëheqjen e Fatmir Xhafajt.

Vizita e Marocco vjen një vit pas vizitës së Hoyt Brian Yee, i cili zgjidhi konfliktin tre mujor mes forcave politike shqiptare me marrëveshjen e 18 majit Rama-Basha. Ndërsa vizita e të shtunës vjen në një moment sërish të tensionuar, pasi opozita do mbajë një protestë prej orës 11:00.

Pete Maroko viziton Shqipërinë në takimin e 15-të të Europës Juglindore që mbahet në Tiranë për sigurinë rajonale dhe ekstremizmit të dhunshëm. Në takim do të marrin pjesë edhe liderët e Ballkanit Perëndimor. Pete Maroko do të jetë në Tiranë dhe Shtudgard ku do të zhvillojë konsultimet me bazat ushtarake EUCOM dhe AFRICOM.

Ende nuk dihet nëse Pete Maroko do të zhvillojë takime të nivelit politik në Shqipëri, duke qenë se vizita e tij kryehet në momentin kur opozita do të jetë në shesh në një protestë të paralajmëruar kundër qeverisë për çështjen Xhafaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar